• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në çerekfinale Islanda, vendi me më shumë vullkane se futbollistë…

by A R
29/06/2016 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

126 vullkane, 600.000 dele, zero milingona dhe një dentist. Islanda ka shumë fytyra dhe shumë karaktere kurioze. Kontrollojini ato nga jashtë… Gary Lineker mbetet ende mitik me frazën e tij, të popullarizuar disa vite më parë, kur tha se “futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 njerëz vrapojnë pas një topi për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjithmonë…gjermanët.” Tani, ai është kthyer për të shkaktuar zhurmë pas “Brexit” të Anglisë kundër Islandës, në 1/8 finale të “Euro 2016”.

Lineker ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se “na ka eliminuar një vend me më shumë vullkane se futbollistë profesionistë.” Por, gjëja e mirë është se nuk kemi të bëjmë me ndonjë shpikje. Islanda është një e vërtetë e “Euro 2016”, si një tempull. Disa nga shumë prej fakteve interesante rreth Islandës, që ju duhet t’i dini dhe, të cilat i kemi mbledhur nga raportet e ndryshme, të përhapura në orët e fundit, jo vetëm për vullkanet, por edhe delet, milingonat…etj.

Më shumë vullkane se futbollistë

Lineker e tha dhe ka të drejtë. Në Islandë ka vetëm 23 000 lojtarë të federuar, nga të cilët vetëm 120 janë profesionistë. Po sa vullkane? E pra, jo më shumë dhe as më pak se 126! Gjithsesi, ka gjashtë male me aktivitet vullkanik në këtë vend ishullor.

Më shumë dele sesa njerëz

Një tjetër informacion rrjedh përmes rrjeteve sociale. Megjithatë, duhet të sigurohemi nëse vërtet ka më shumë dele se sa njerëz në Islandë. Në mënyrë të veçantë, flitet se ky raport anon dy herë në favor të bagëtive të urta. Ata thonë se ky vend ka 600.000 dele, ndërsa njerëz janë sa gjysma e tyre.

Zero milingona

Ky është një insekt, jo dhe aq bezdisës për njerëzit. Megjithatë, rezulton se Islanda është një nga vendet e pakta në botë, ku nuk fare të tilla. As milingona punëtore, as mbretëresha, as të kuqe…, të çdo lloji. Pse? Askush nuk e di me siguri, por të ftohtit e hidhur, që bën atje, i ka vënë ato në shënjestër.

Vendi më pak i populluar në finalet e Europianit

Një fakt i provuar është se kurrë më parë nuk kishte luajtur në finalet e një Kampionati Europian, apo të një Botërori, një vend me kaq pak banorë (332,559). Trinidad & Tobago ka mbajtur rekordin e mëparshëm në këtë drejtim (1.2 milionë banorë, në vitin 2006).

Banorë më pak se Manchesteri dhe 12 qytete spanjolle

Qyteti anglez, që do të presë Mourinho dhe Guardiolën shumë shpejt, ka rreth 60,000 banorë, më shumë se Islanda. Këtë shtet e tejkalojnë në popullsi edhe 12 qytete spanjolle; Madrid, Barcelona, Valencia, Sevilje, Zaragoza, Malaga, Murcia, Palma de Mallorca, Las Palmas, Bilbao, Alicante dhe Córdoba. Sa për vendet anëtare të UEFA-s, vetëm Andorra, Ishujt Faroe, Lihtenshtajni, Gjibraltari dhe San Marino kanë më pak banorë.

8% e popullsisë në Francë

Më shumë se 26.000 islandezë janë në Francë, për të inkurajuar kombëtaren e tyre nga tribunat e stadiumeve, nga ekranet gjigande apo baret e lokalet. Pjesa tjetër, ata që kanë mbetur në tokat vikinge, që janë shumica dërrmuese, i sheh ndeshjet në televizion. 99.8% e popullsisë së këtij shteti ishullor e pa nga ekrani ndeshjen mes Anglisë dhe Islandës.

Një trajner dentist

Shtypi britanik e ka konsideruar si një poshtërim disfatën e kombëtares së tyre kundër një ekipi të drejtuar nga një dentist. Në fakt, Islanda ka dy trajnerë: suedezin Lars Lagerback dhe islandezin Heimir Hallgrimsson. Ky i fundit do ta drejtojë i vetëm kombëtaren pas “Euro 2016”, një punë që do të kombinohet edhe me heqjen, vënien, mbushjen e dhëmbëve në klinikën e tij, në Rejkjavik.

Vetëm dy kombëtare vlejnë më pak

Sipas faqes së specializuar të internetit, “Transfermarkt”, vetëm Hungaria (25.3 milionë) dhe Irlanda e Veriut (38.1 milionë) janë kombëtaret me vlerë më të ulët financiare se Islanda. Kjo e fundit ka një vlerë tregu prej 44.75 milionë euro.

As 40% të posedimit të topit

Guardiola do të dëshpërohej me islandezët. Ata nuk arrijnë të kenë as 40% të posedimit të topit në një ndeshje. Mesatarja në këtë drejtim arrin 37%, edhe pse në çdo kohë janë në gjendje për të goditur në kundërsulm. Për më shumë shikoni golin e dytë ndaj anglezëve. Një vepër arti./ Telesport/a.m.

Next Post

Pekini po fundoset 10 cm në vit! Shkak janë ndërtesat e shumta dhe... njerëzit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In