• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pekini po fundoset 10 cm në vit! Shkak janë ndërtesat e shumta dhe… njerëzit (FOTO)

by Java News
29/06/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqyteti i Kinës, Pekini që prej vitit 1935 ka filluar të zhytet nga pesha e vet. Dhe sipas një studimi të ri, pjesë të qytetit po fundosen me 10 centimetra çdo vit. Autorët thonë se zhytja është një rrezik i madh për popullatën dhe sigurinë infrastrukturore urbane.

Në një studim të publikuar së fundmi, autorët monitoruan se si uji nëntokësor po bën që disa pjesë të kryeqytetit të Kinës të fundosen, si dhe zbuluan se disa pjesë po arrijnë të përthithen me 10 centimetra. Kërkuesit thanë se distrikti Chaoyang, që përfshin shumë hotele dhe ndërtesa zyrash nga Distrikti i Biznesit Qendror në Pekin është zona më e prekur.

“Fundosja maksimale shihet në pjesën lindore të Pekinit me më shumë se 10 centimetra në vit”, paralajmëruan autorët e studimit.Pekini-4

Ekspertët bënë thirrje që kjo rënie në vlerësimin e “fundosjes”, siç ndodh kur zhytet toka, është një përgjigje ndaj shkaqeve gjeologjike dhe atyre njerëzore. Ndërtimi i shpejtë i objekteve masive, rrugëve dhe projektet infrastrukturore të tjera kanë shtuar shumë peshë mbi tokën. Gjithashtu, nxjerrja me tepri e ujit nëntokësor është një problem tjetër madhor që ndodh ngaqë zonat urbane në zhvillim përpiqen të përshtaten me popullatat në rritje dhe kërkesën për ujë.

I ndodhur në fundin verior të Fushës Veriore të Kinës, Pekini është renditur si qyteti i pestë me përqendrimin më të madh të ujit në botë dhe uji nëntokësor është burimi kryesor ujor për aktivitetet industriale, bujqësore dhe të familjeve. Me rritjen e shpejtë urbane, ka pasur rritje të kërkesës së ujit në Pekin. Studimi përdori imazhe satelitore dhe GPS për të mbledhur të dhëna nga viti 2003 deri në 2010. Skuadra ndërkombëtare e shtatë shkencëtarëve dhe inxhinierëve përdori teknologjinë InSAR të radarit, i cili monitoron ndryshimet e ngritjes ose uljes te toka.

Më herët këtë vit, duke përdorur një radar të NASA-s, shkencëtarët prodhuan harta që zbuluan se Nju Orlinsi dhe zonat përreth tij po zhyten me norma shumë të larta. Normat më të larta u zbuluan mbi lumin Misisipi pranë zonave industriale dhe në Michoud, të cilat përjetuan të dyja rënie vjetore të tokës me nga 5 centimetra. Por disa pjesë të Pekinit po zhyten dyfish krahasuar me Nju Orlinsin, sipas studimit të ri.

“Fundosja e tokës është një kërcënim i madh për sigurinë publike dhe infrastrukturën urbane”, thotë studimi.

“Për këtë arsye, monitorimi i vazhdueshëm i tokës është kritik për zbulimin e kërcënimeve të mundshme dhe për projektimin e strategjive të kompensimit”.

Çfarë e shkakton fundosjen?Pekini-1

Ky fenomen i zhytjes, i quajtur fundosje, mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri faktorësh.

Ndërtimet e shpejta të objekteve masive janë një nga shkaqet kryesore që autorët besojnë se e kanë shkaktuar atë. Por jo të vetmit. Sipas studiuesve rrugët dhe projektet e tjera infrastrukturore i kanë shtuar peshë të tepërt tokës dhe kjo ka çuar në zhytje të saj.

Duke qenë se kërkesat e popullatës në rritje për ujë të pijshëm dhe të përdorshëm janë shtuar po ashtu, kjo do të thotë se një nga shkaqet e zhytjes së tokës lidhet edhe me këtë arsye.

Sa shpejt po zhytet Nju Orlinsi?

Më herët, këtë vit një radar i NASA-s u ofroi shkencëtarëve gjenerimin e një harte që zbuloi se Nju Orlinsi dhe zonat përreth tij po zhyteshin me norma të shpejta.

5 centimetra qe fundosja vjetore e zonave industriale përgjatë Misisipit dhe shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës për GjeoInformatikën thonë se kjo është zbuluar në matjet e vitit 2009 dhe 2012.

Një tjetër zhytje u zbulua edhe në zonën e sipërme dhe të poshtme të Nju Orlinsit, ku lëvizja e matur e tokës mund të lidhet me nivelet e ujërave në Misisipi.

Qytetet kryesore botërore që po fundosenPekini-3

Kryeqyteti Xhakarta i Indonezisë me popullatë mbi 10 milionë banorë është gjithashtu në fundosje të shpejtë në Detin Java, për shkak të ndryshimit klimatik, por edhe prej shterimit të rezervave nënujore.

Bangladeshi me një popullatë prej mbi 150 milionë është gjithashtu i rrezikuar prej ndryshimit klimatik. Një e katërta e tokës së tij ka filluar të zhytet çdo vit.

Maldivet rrezikojnë të zhyten nën ujë si pjesë e qyteteve të tjera madhore që po fundosen nga pak çdo vit. Zona ishullore në Oqeanin Indian gjithmonë e më shumë po përballet me vështirësi që të mund të qëndrojë në sipërfaqe./shqip/a.k

Next Post

Shikoni akrobacinë e qenit... dhe surprizën e hidhur që ka për stërvitësin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In