• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Botëror shkohet me ambicie”, Lorik Cana komenton shortin: Ndaj Serbisë duhet të luajmë me dinjitet

by S T
13/12/2024 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Nyon u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, teksa Shqipëria është në një  grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24, e para pas shortit, iu përgjigj pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në lidhje me kundërshtarët që na rezervuan goglat. Natyrisht, nuk mund të mungonte një koment i Canës për një sfidë që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit, ajo ndaj Serbisë.

Lorik, shpërtheu rrjeti, u bë dhe një herë virale foto juaj në Beograd, cili ishte gjëja e parë që të shkoi në mend kur u shortuan me Serbinë?

Në vazon e parë kemi marrë një nga ekipet më të forta (Anglinë). Ndaj tyre shumë e vështirë të garosh për vendi ne parë.

Nga vazot e dyta, Serbia bën pjesë te ekipet e forta. Nga vazo e katërt, Letonia nuk është më e vështira që mund të kishim marrë. Nga vazo e pestë, doja San Marinon.

Serbinë do doja të evitonim për shkak të tensioneve që dihen.

“Mes luftës dhe paqes” e kemi cilësuar ne, dhjetë vite më parë ishte luftë, sot predikohet paqe, a mund të ketë një te mesme me Serbinë?

Nuk duhet të shikojmë në këndvështrim ndryshe, duhet të luajmë ndeshje dinjitoze. Para 10 vitesh kemi patur kushte tjera, nuk kemi menduar se do të cënohemi. Kemi bërë një lojë të mirë. Nuk dua të humb shumë kohë, fokusi duhet të jetë të futbolli. Kemi mundësitë për t’u përballur me këtë ekip dhe të luftojmë me Anglinë.

Lorik, do doje ta riluaje edhe një herë këtë takim, do kishte dëshirë të drejtojë edhe një herë djem të Beograd?

Do ishte kënaqësi nëse do veshja edhe një herë atë fanellë.

Lorik në studio kam profesor Shpëtim Duron, profesor, e doje Serbinë në short? E sigurt është që Duka nuk e donte, e shfaqi qartë mimika e tij live

Rëndësi ka që të mos përsëriten ngjarjet e 10 viteve më parë. Duka ka thënë se dashje-padashje është ajo situata dhe frika e ndeshjeve të tilla, në aspektin jashtë futbollit. Serbia është ekip i fortë. Vazo e parë dhe vazo e dytë kanë skuadra të forta. Anglia ka pretendime për t’i shkuar deri në fund rrugëtimit. Kemi kapacitetet për t’u përballur me dinjitet.

10 vite më pas Lorik, a i druheni sërish të njëjtës situatë, a mund të zhvillohet një ndeshje e tillë në kushte normale?

Unë besoj që ajo çfarë ka ndodhur para 10 vitesh e ndihmon të gjithë ambientin që të mos përsëriten skena të tilla. Ata kanë mësuar nga gabimet. Duke njohur mentalitetin e tyre, nuk do mungojnë provokimet. Ne duhet të fokusohemi te fusha, serbët si individë janë shumë të fortë. Ne kemi qenë më skuadër, të luajmë me dinjitet dhe të mos kemi pishmane.

Lorik, e prisje që pas dhjetë vitesh të bashkoheshim me Serbinë për të organizuar një turne Evropiani, si ai i 21-vjeçarëve, a do të ndikojnë ky organizim për të zbutur këtë ritakim me Serbinë?

Organizimi nuk ndryshon diçka në ambientin e ndeshjes. Në interesin e të gjithëve, është që gjërat të shkojnë si duhet. Mbetet temë e konsumuar. Për mua ky nuk ishte momenti i duhur që duhej bërë. Duhej që të kryheshin disa procese, e më pas mund të bashkëpunonim. Secili ka mendimin e vet, nuk mund të themi pro apo kundër, por mua nuk m’u duk momenti i duhur.

Lorik, jo vetëm Serbia, por dhe Anglia në grup, Tuhel u shpreh se Shqipëria mund të na befasojë, mund të ndodhë realisht? Mund ta befasojmë Anglinë?

Sikurse ne mund të humbasim pikë me Letoninë! Nëse duam kualifikimin, nuk duhet të llogarisim se do dalim pa pikë nga sfidat me Anglinë. Dikur ishte arritje me 5-6 pikë, tani synojmë më shumë. Tani kombëtarja ka ambicie dhe kemi shkuar në një tjetër pozicion. Kujtojmë që kemi marrë pikë ndaj Portugalisë që më pas u bë kampion Europe. Kemi cilësi dhe mund të luajmë mirë.

Lorik, beson te kualifikimi, e thyem tersin me Serbinë 10 vite me parë, mund ta thejmë sërish, këtë herë për të shkuar në Botëror?

Shpresojmë që të jetë ogur i mirë, që kur të na bie Serbia, të kalojmë ne dhe ajo ata (Qesh). Të luajmë me dëshirë dhe vullnet. Ky grup është pjekur.

Lorik, jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova njohu rivalët, në një grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Si të duket si grup? Sa shanse ka Kosova për të kualifikuar?

Kosova pati fatin që mori një nga ekipet më të dobëta të vazos së parë, Zvicra. Këta të fundit nuk janë në momentin më të mira. Suedia dhe Sllovenia janë ekipe që po kalojnë periudhë të mirë. Kosova ka kualitet, një fillim i mbarë mund t’u sjellë shpresë. Do ishte bukur që eleminatoret t’i bënim bashkë (Kosova dhe Shqipëria), që t’i përballonim si duhet rivalë të tillë.

Next Post
“Sulmet e opozitës treguan se problemin e kanë me drejtësinë!”, juristi: Për 21 janarin të thirren Ina Rama e Basha

Përplasja për Kushtetuesen, Romeo Kara: Berisha po tenton të mbajë të ndezur debatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
Padia e Irena Gjokës, SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime

Pagat e gjyqtarëve/ Berisha: Rama e ka bërë kreun e SPAK-ut më të paguarin nga Sllovenia gjer në Qipro

February 2, 2026
Emrat e “kryeministrave teknikë”, si ilaç për inatin e shqiptarëve ndaj Berishës

“Irena Gjoka rrugaçe e ligjit”, Berisha: Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

February 2, 2026
Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

Prapaskenat e tradhtisë së LDK-së E gjitha nisi në një darkë

February 2, 2026
Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

Rikthehen reshjet e borës në zonat malore, apel qytetarëve: Lëvizni me goma dimërore

February 2, 2026
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In