Plot 111 vjet më parë, më 15 prill 1912 anija më e madhe dhe luksoze e pasagjerëve në botë, e asaj kohe Titaniku, përplaset me një ajsberg në Atlantikun e Veriut.
Ishte udhëtimi i parë i saj parë nga Southampton, Angli për në në qytetin e Nju Jorkut në SHBA në bord kishte 2200 pasagjerë.
Në më pak se tre orë pas përplasjes, dy të tretat e pasagjerëve nisën të mbyteshin ose po ngrinin në ujrat a akullta dhe anija u fundos
Më shumë se 1500 nga 2200 pasagjerët e anijes u mbytën atë ditë.
Ata që u mbytën me anijen ishin kryesisht pasagjerë të klasit të tretë dhe burrat e të gjitha kategorive të udhëtimit.
Hetimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për fundosjen zbuluan, ndër të tjera, se varkat e shpëtimit të anijes nuk ishin të mjaftueshme dhe shumica u përdor nga gratë dhe fëmijët.
Në 1985, 73 vjet më vonë, u zbuluan rrënojat e anijes. Një ekspeditë e përbashkët amerikano-franceze zbuloi mbetjet 900 kilometra larg bregut të Njufoundlandit.
Historia tragjike e Titanikut u bë frymëzim për regjisorin James Cameron për filmin e famshëm Titaniku që bëri bujë në kinema në vitin 1997. Pikërisht “Titaniku” shndërroi në yje të kinemasë artistët e rinj në atë kohë, Leonardo Di Caprio dhe Kaste Winslet.
Zhdukja e nëndetëses që çonte turistët në rrënojat e Titanikut, një prej personave në bord edhe miliarderi britanik
Një prej të zhdukurve në nëndetësen që çonte turistët në rrënojat e anijes së ‘Titanikut’ është miliarderi britanik Hamish Harding, 59 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij.
Në mediat sociale në fundjavë, zoti Harding tha se ishte “krenar që më në fund njoftoi” se do të ishte në bordin e misionit për në rrënojat e Titanikut por shtoi se për shkak të “dimrit më të keq në Newfoundland në 40 vjet, ky mision ka të ngjarë të jetë misioni i parë dhe i vetëm me njerëz në Titanikun në 2023”.
Ai shkroi të dielën: “Sapo është hapur një dritare e motit dhe ne do të bëjmë një zhytje nesër”.
OceanGate tha në një deklaratë se “i gjithë fokusi i saj është te anëtarët e ekuipazhit në zhytës dhe familjet e tyre”./m.j