• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në Berat, lapidarët e dëshmorëve të “5 Majit” janë në gjendje mjeruese

by Java News
05/05/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut”, e gjen edhe këtë vit qarkun e Beratit me lapidarë të shkatërruar, të lëvizur pa asnjë sens nga njëra anë e rrugës në tjetrën, të mbuluar me ferra dhe ç’është më e keqja, me lapidarë të shndërruar në WC publike.

Kjo është gjendja në të cilën ndodhen sot lapidarët në bashkinë e Urës-Vajgurore, pasi askush nga drejtuesit e pushtetit vendor nuk e ka më vëmendjen në mbrojtjen e vlerave të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si dhe dëshmorëve të kësaj lufte që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë e atdheut të tyre.

Mungesa e investimeve ndër vite për mirëmbajtjen e këtyre monumenteve nga ana e pushtetit vendor dhe papërgjegjshmëria e institucioneve, që ligji i ngarkon me detyrën për t’u përgjigjur për ruajtjen e këtyre vlerave dhe simboleve historike, jo vetëm që denigron figurat e luftës por cenon edhe simbolet që përjetësojnë këto figura. Realiteti që shohim sot në këtë “5 Maj” është shokues. Përgjatë rrugës nacionale Berat-Lushnjë, në fshatin “Polizhan”, lapidari kushtuar dëshmorit të atdheut Josif Aleksi, i cili u vra gjatë një beteje në 5 Dhjetor 1943, jo vetëm që është zhvendosur pa asnjë sens nga njëra anë e rrugës në tjetrën, por është zhvendosur në ferra dhe për të shkuar tek ky lapidar duhet të kalosh kanalin e hapur në mes të rrugës, pa folur pastaj për pllakën përkujtimore të këtij lapidari që me zor mund të lexohet.

Pak kilometra më larg, në fshatin Gajdë, lapidari kushtuar 5 dëshmorëve të këtij fshati që u vranë në 12 Tetor 1943, është mbuluar nga ferrat e barishtet dhe zona përreth tij është shndërruar gjatë viteve në varrezat e fshatit. Ky lapidar, ku dikur banorët e zonës kryenin homazhe dhe nderonin të rënët në luftë, ka ngelur thjesht një gur i gjatë beton pa asnjë identitet, pasi janë fshirë edhe emrat e 5 dëshmorëve.

Në aksin tjetër nacional Berat-Fier,në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit” ndodhet edhe lapidari më i rëndësishëm i Urës-Vajgurore, lapidari kushtuar partizanëve të vrarë të Brigadës së VII Sulmuese. Ky lapidar është totalisht i shkatërruar, ka pësuar çarje të strukturës në shumë pjesë dhe rrethohet nga plehra e kafshë të ngordhura, ndërkohë që pjesa e pasme e tij është shndërruar në banjo publike nga kalimtarët e papërgjegjshëm.

Po në këtë aks, në fshatin Kutalli ndodhet një tjetër lapidar, që dëshmon rezistencën heroike të një partizani që ra dëshmor, por edhe në këtë lapidar është fshirë gjithçka që ishte shkruar dikur për luftën e përgjakur antifashiste nacional çlirimtare në këtë zonë. Këta lapidarë, që duhet të dëshmonin memorien historike të Urës-Vajgurore, sot janë monumente që dëshmojnë vetëm shkatërrimin e historisë së popullit tonë, pasi prej vitesh nuk janë mirëmbajtur dhe nuk është investuar asnjëherë në restaurimin e tyre.

Bashkia e Urës-Vajgurore është mjaftuar edhe këtë 5 Maj me bojatisjen me gëlqere vetëm të pjesëve ballore e të dukshme të tyre 2 ditë më parë, ndërkohë që për shkatërrimin dhe degradimin e tyre si dhe mungesën e investimeve ndër vite nuk jep asnjë lloj informacioni.

Banorët e zonës së Kutallisë, pohojnë se,vetëm 2 ditë më parë,punonjësit e bashkisë, lyen me gëlqere disa lapidarë të dukshëm në anë të rrugës dhe kjo ndodh gati çdo vit,pasi sapo kalon 5 Maji,dita e dëshmorëve,askush nuk kujtohet më për lapidarët,deri në 5 Majin e ardhshëm. Duke treguar historinë e luftës së përgjakur dhe heroike që është bërë nga forcat partizane të kësaj zone,ata shprehin keqardhje për verbërinë e bashkisë ndaj këtyre vlerave historike,që në këtë mënyrë po shuhen./tch

g.kosovari

Next Post
5 Maji/ Basha: Ditë reflektimi për tu bashkuar dhe për të mbrojtur lirinë

5 Maji/ Basha: Ditë reflektimi për tu bashkuar dhe për të mbrojtur lirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In