• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në bazë të mesatares elektorale, aleatët do të…”, Berisha tregon ‘pazarin’ e koalicionit për Këshillat Bashkiakë

by A R
26/03/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha ju ka dhënë mbrëmjen e djeshme dorën e fundit listave të kandidatëve dhe këshillave bashkiakë që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 Majit në mbledhjen e Kryesisë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se në bazë të mesatares elektorale, aleatët e tyre do të kenë vendet e tyre në Këshillat Bashkiakë.

Sali Berisha: Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën. Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.

Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord. Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca t’i ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla. Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive.

Berisha është shprehur se janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

Sali Berisha: Ndryshimi sjell shpresën. Pa shpresë, Shqipëria shkon në agoni dhe rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Unë kam besim të madh se kjo po ndodh dhe do të ndodhë. Kjo mbledhje është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashki të vendit. Unë në emrin tuaj dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për rreth 5 mijë kandidatura, 5 mijë demokrate e demokratë, që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së. Në këtë kontekst, duke falënderuar shumë përzemërsisht, kërkoj dhe mirëkuptimin e tyre se ka një kuotë të caktuar që ne mund të dorëzojmë dhe ka një kufizim të kuptueshëm në listat do të jenë të përbashkëta sipas pozicioneve me Partinë e Lirisë.

Në këtë koalicion është bërë e qartë që është marrë mesatarja elektorale për bazë dhe kjo është e ndershme plotësisht. Natyrisht, ka patur degë që kanë patur edhe 1300-1500 aplikime. Këto vetëm nderojnë PD-në, sikundër shtrojnë para nesh detyrën e përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme për zgjedhjen e tyre.

Primaret në një listë me 130 kandidatë do të shohim se çfarë përgjigje do tu japim. Unë ç’është e vërteta po punoja me anëtarë kryesie për një sistem primaresh, por nuk kisha parashikuar se mund të ketë edhe 150,  130 aplikime në një degë, për arsye se përfaqësimi duhet të ketë disa proporcione, duhet të respektojë gjininë që e ka përcaktuar ligji, dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Ligji përcakton 50 me 50, por pastaj janë përfaqësime të tjera të cilat në këshillat e bashkive janë të domosdoshme, ose janë të rëndësishme.

Këtu janë marrë për bazë propozimet e degëve, sepse kjo kryesi thashë po i formalizon ato. Janë shmangur, nuk do të ketë në këshilla nga selia qendrore, në mënyrë që t’i qëndrojmë atij parimi të drejtë, të shpërndarjes së detyrave.

/a.r

Next Post
Asambleja e PS-së përcakton kuotat e anëtarëve: Ja sa do paguajnë studentët, pensionistët dhe të tjerët për anëtarësinë!

Nga 'katharsis' në Qarkun e Vlorës, te gratë e veriut! Kush janë 16 emrat e rinj të PS që kandidojnë për kryebashkiakë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Shqiptaret e ndershem nuke votojne kandidatet e monsters se vicidolit, e monsters tjeter te cepanit.Te dyja kto parti u perkasin komunistave,spiunve e hajdutve vrastare qe kane vrare sa e sa njerz te pa fajshem.Prandaj populli duhet te ndergjegjsohet per voten,te mendoje mire se per ke po voton kta jane hajdutet e vrasesit e shqiptarve.Te mendojme e te votojme per te ardhmen e vendit e te popullit tone,kta jane e kaluara kriminale qe nuke harrohen lehte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

October 4, 2026
Nga Biden te Von der Leyen, ja ‘lista e zezë’ e Putin

“Do të godasim më fort Kievin dhe rajonet e tjera”, Rusia paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Ukrainë

October 4, 2026
Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

October 4, 2026
Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

October 4, 2026
Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

October 4, 2026
Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

October 4, 2026
Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

October 4, 2026
Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

October 4, 2026
Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

October 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Gazetaria e masivizuar, profesion i shpërdoruar

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com