• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Athinë, për Çamërinë e kanë fjetur mendjen, po ne?!

by Ben Andoni
09/07/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias mbase nuk është nga diplomatët më të mirë të historisë së vendit fqinj, por në deklaratat e fundit, që ka dhënë për median e vendit të tij, ka qenë më i qarti syresh. Ai, deklaratat e kolegut të tij shqiptar, Bushati i ka ‘zeruar’, duke përmendur se nuk ekzistojnë pretendime për Veriun e Greqisë dhe se Shqipëria respekton Aktin Final të Helsinkit, që do të thotë se nuk dëshirohen ndryshime kufijsh. Një fakt, që Shqipëria e ka respektuar në të gjithë ekzistencën e saj shtetërore në tre sisteme ekonomiko-shoqërore të ndryshme. Dhe, për t’i vënë kapakun ka shtuar dhe qëndrimin e kryeministrit Rama kundër pretendimeve, madje duke shkuar dhe më tej, duke parashikuar lëvizjet politike shqiptare: zgjedhje të parakohshme disa muaj para afatit zyrtar.

Kalimi i viteve, në vend që ta lehtësojë qasjen në problemin çam të dy vendeve, e ka rënduar. Së pari, përfaqësimi i Partisë së Çamëve nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe paçka përpjekjeve të vazhdueshme politike të tyre, asnjëherë kauza e tyre nuk ka qenë qëllim primar i qeverive shqiptare. Shembujt janë të panumërt dhe kujto vetëm përpjekjet e tyre për të miratuar një rezolutë sa të vështirë kanë qenë.  Ndërkohë, përfaqësimi politik i tyre e ul zërin sapo merr një post në strukturën e shtetit shqiptar. Dhe, nuk pritet gjë më shumë, kur vetë ata janë të përçarë, por më shumë akoma politika shqiptare nuk e sheh asnjëherë si prioritet. Por, në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë disa lëvizje, që duke respektuar statuset e shteteve respektive dhe përballjet ndaj njëra-tjetrës, punohet për zgjidhje.

Kurse ndërkohë mes vendeve nuk lëviz asgjë: qëndrimi i Shqipërisë vazhdon njësoj si në kohën e komunizmit, ashtu si edhe Greqia, njësoj si në kohën e L2B, Luftës Civile, diktaturës dhe demokracisë. Duket sikur të gjithë çamët janë pinjollë të kolaboracionistëve, ashtu si pretendohet jo rrallë nga qarqet greke, kurse Shqipëria vazhdon e i mëshon aspektit patetik të çështjes. Po përtej jetëve të humbura, pogromit ndaj tyre, të mos harrojmë është zhvendosur një popullsi e tërë e pafajshme dhe u janë sekuestruar pasivisht pronat. Që do të thotë se në shekullin e XXI, çështjen e tyre nuk mund ta mbajnë më politikanët dhe akrobacitë e ndryshme të individëve, por në lojë duhen futur Gjykatat Ndërkombëtare dhe juristët e të dy vendeve duhet të tregojnë forcën e tyre, sesi mund t’ia dalin një çështje që i ka të gjitha gjasat t’i merret më e mira, për të ardhmen e dy vendeve tona fqinje.

Anipse, këtu problemi për herë të parë kalon te çamët. Në vend të luftës për pushtet në Shqipëri, ata duhet të ndajnë mendjen për pasurinë e tyre dhe për statusin e të ardhmes. Është një rrugë e gjatë, por nëse niset e ka një fund, pra, në vend sesa të dëgjojnë cinizmin e politikanëve grekë dhe më keq akoma të nëpërkëmbjes së kauzës së tyre në Shqipëri, duhet të mendojnë një parashtrim juridik të Çështjes në Gjykatat Ndërkombëtare. Historianët grekë kanë filluar të reflektojnë, duke na treguar një skakierë ngjarjesh që shkon tej ngjarjeve të vitit 1941, ku përfshihen dhe forca të tjera të Aleatëve, gjë që e bën çështjen sa të koklavitur por edhe sfiduese.

Edhe vetë Shqipërisë së vërtetë i mbetet t’i mbështesë Çamët jo me një fjali retorike me ministrin grek apo me presidentin e tyre të radhës, por me luftë cilësore juridike. Është e vështirë por jo e pamundur. Toka e humbur e ka kumbimin e zërit më të madh sesa çjerrjet e politikanëve, që fitojnë pikë me ta dhe krenohen si Kotzias tashmë së fundi, madje duke na folur dhe për politikën shqiptare. Çamët janë vonë, pasi ende s’kanë filluar seriozisht të ndajnë mendjen për të ardhmen e tyre. (Java)

 

Next Post

Turqia jep shtetësinë për 300 mijë refugjatë sirianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In