• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në arrest jashtë afatit, Delijorgji fiton gjyqin me qeverinë në Strasburg

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mihal Delijorgji fiton gjyqin me qeverinë shqiptare në Gjykatën e Strasburgut dhe do të shpërblehet me 15.600 euro. Në Fletoren Zyrtare është botuar dje vendimi i gjykatës europiane, e cila dëmshpërblen pronarin e kompanisë Albademil, shkruan Gazeta Shqiptare. Vendimi është bazuar mbi mbajtjen e Delijorgjit nën arrest edhe pas përfundimit të afateve ligjore, çka është konsideruar si shkelje e konventës.

“Më 15 mars 2008, në një objekt demontimi ndodhi një shpërthim masiv. Shpërthimi mori 26 jetë. 265 persona të tjerë u plagosën rëndë ose lehtë dhe një sërë ndërtesash që gjendeshin përreth u dëmtuan rëndë. Procesi i demontimit realizohej nga një kompani tregtare private, administrator i së cilës ishte ankuesi. Pas shpërthimit, prokurori nisi procedimet penale kundër ankuesit dhe 28 personave të tjerë. Më 17 mars 2008, ankuesi mbeti në arrest. Gjykata e Rrethit nuk vendosi asnjë limit kohor në lidhje me kohën e ndalimit të tij. Dukej se ai ishte i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ‘vrasjes në rrethana rënduese të më shumë se dy personave’, ‘shkatërrimin e pronës me lëndë shpërthyese’ dhe ‘shkeljen e rregullave për eksplozivët, substancat ndezëse dhe ato radioaktive’”, thuhet në vendim. Dosja “Gërdeci” u dorëzua në mars 2009, në Gjykatën e Lartë, me 29 të pandehur, pasi i akuzuar ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti Fatmir Mediu.

Gazeta sqaron se Gjykata e Lartë vendosi ta mbajë Mediun për shqyrtim, ndërsa të pandehurit e tjerë ia dërgoi për kompetencë Gjykatës së Tiranës. Mes tyre ishte dhe Delijorgji. Ai kërkoi disa herë radhazi lirimin e tij, duke këmbëngulur se afatet e paraburgimit kishin përfunduar. Avokati i Delijorgjit argumentoi se periudha e tij e ndalimit përpara procesit gjyqësor ishte zgjatur me 81 ditë. Pas disa tentativash të dështuara, më 7 shkurt 2011, Gjykata e Tiranës e liroi nga burgu, duke e çuar në arrest shtëpie. Në mars 2012, Delijorgji u dënua me 10 vite burg dhe vendimi u la në fuqi nga Apeli. Më 19 mars 2013, ankuesi u lirua nga burgu, pasi rezultoi se e kishte vuajtur dënimin.

Delijorgji u ankua në Stasburg për mbajtjen jashtë afateve në burg. Qeveria nga njëra anë dhe Delijorgji nga ana tjetër, paraqitën pretendimet e tyre para gjykatës. “Qeveria ia atribuoi vonesën në procedime ankuesit dhe avokatit të tij; shpesh ata mungonin në seancat dëgjimore të gjykatës. Duke paraqitur apelime, ankuesi ishte i ndërgjegjshëm se shqyrtimi i çështjes së tij nga gjykatat e larta kërkonte kohë. Ankuesi parashtroi se kishte pasur vonesë në shqyrtimin e kërkesës së tij për lirim. Edhe pse u dhanë pesë vendime vendase brenda një periudhe pesëmujore, gjykatat nuk morën një vendim për ligjshmërinë e ndalimit të tij të vazhduar. Ankuesi u mbajt ‘peng’ i gjyqësorit, i cili veproi kundër shtetit ligjor”, theksohet në vendimin e gjykatës.

“Duke u kthyer në çështjen në fjalë, Gjykata vëren se ankuesi paraqiti kërkesën e tij të parë për lirim më 19 korrik 2010. Gjykatës së Lartë iu deshën pothuajse tre muaj të shpallte vendimin e saj të datës 3 nëntor 2010. Gjykata nuk shpjegoi se përse Gjykatës së Lartë iu desh një kohë kaq e gjatë të shqyrtonte apelin e ankuesit. Gjykata vëren se vonesa të tjera ishin shkaktuar për shkak se gjykatat më të ulëta nuk kishin vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 3 nëntor 2010. Gjykatës i vjen keq që Gjykata e Apelit, e cila kishte juridiksion mbi faktet dhe ligjin, nuk realizoi një vlerësim të fakteve dhe një shqyrtim të kërkesës së ankuesit për lirim më 17 dhjetor 2010. Kthimet e vazhdueshme si edhe mospërputhja me vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 3 nëntor 2010, shkaktuan një vonesë të pajustifikueshme në procedime. Një vonesë e tillë i atribuohet shtetit, përgjegjësia e të cilit është të organizojë sistemin ligjor në mënyrë të tillë që të përmbushet kërkesa ‘e përshpejtuar’ bazuar në nenin 5 § 4 të Konventës. Për sa i përket sa më sipër, Gjykata vlerëson se ka pasur një shkelje të nenit 5 § 4 të Konventës në lidhje me mosshqyrtimin ‘e përshpejtuar’ nga ana e autoriteteve të kërkesës së parë të ankuesit për lirim më 19 korrik 2010”, thuhet në vendim.

BW

Next Post

I lindur me këmishë, Suli shpëtoi pasi magneti nuk mbajti peshën e minës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In