• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës, Dritan Zagani

by E S
24/07/2026 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj me të cilin ka pranuar ankimin e Dritan Zaganit, duke shfuqizuar vendimin e datës 18 shkurt 2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka kthyer çështjen për rishqyrtim.

Dritan Zagani, ish-shef i Seksionit të Narkotikëve në Policinë e Fierit, u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Avokati i tij, Dorian Matlija ka njoftuar vendimin, duke shkruar se “ai nuk u akuzua kurrë se kishte përfituar nga detyra apo se kishte favorizuar trafikantë”.

“Përkundrazi, episodet e përdorura kundër tij lidhen me operacione të suksesshme që sollën sekuestrimin e 109 kilogramëve kanabis në Shqipëri dhe arrestimin në Itali të një personi me 6 kilogramë kokainë. Megjithatë, gjykatat e dënuan pa identifikuar ndonjë ligj konkret të shkelur, ndonjë dëm të shkaktuar apo ndonjë qëllim kriminal të Zaganit.

Çështja nuk mund të ndahet nga konteksti politik. Zagani kishte denoncuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me grupin Habilaj, trafikimin e drogës dhe dekonspirimin e operacioneve policore. Përpara se gjykatat të vendosnin për fajësinë e tij, Kryeministri Edi Rama e shpalli publikisht kriminel dhe bashkëpunëtor të trafikantëve të drogës, si dhe person që dekonspironte operacionet e policisë. Edhe ministri i Brendshëm e sulmoi publikisht dhe i paraqiti denoncimet e tij si shpifje të një personi që kërkonte të fitonte azil politik.

Koha tregoi se denoncimet e Zaganit nuk ishin fantazi. Grupi Habilaj u bë objekt procesesh penale dhe ish-ministri Tahiri u dënua penalisht. Ndërsa Zagani, i shpallur fajtor publikisht nga Kryeministri përpara vendimit të gjykatës, u detyrua të largohej nga vendi dhe sot jeton nën mbrojtjen e azilit politik.

Akuza kryesore lidhej me një operacion në Levan të Fierit. Sipas dëshmive dhe provave të paraqitura në proces, Zagani siguroi informacion të saktë dhe ia raportoi informacionin eprorit të tij të drejtpërdrejtë, Skënder Hita. Operacioni u drejtua nga ky i fundit, me dijeninë e drejtuesve të tjerë të policisë. Sipas prokurorisë, ky operacion solli anomali në një operacion tjetër për arsye se eprorët e Zaganit nuk u koordinuan me qendrën. Për habi të të gjithëve, Dritan Zaganit iu ngarkua një përgjegjësi penale e fabrikuar, ndërsa drejtuesit e operacionit nuk u proceduan kurrë.

Madje, Skënder Hita, ish eprori i Zaganit në atë episod, sot është promovuar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 30 mars 2026. Ky kontrast është tregues i fuqishëm i karakterit selektiv të akuzës. Nëse operacioni në Levan kishte krijuar probleme, përgjegjësia nuk mund të ndalej te oficeri vartës që vetëm solli informacionin e vlefshëm dhe të harroheshin pikërisht eprorët që morët vendimin dhe drejtuan aksionin dhe nuk siguruan koordinimin e duhur me qendrën. Nëse drejtuesit nuk kishin kryer vepër penale, atëherë nuk shpjegohet se si i njëjti veprim u kthye në shpërdorim detyre vetëm për Dritan Zaganin. Kjo forcon bindjen se akuza ishte fabrikuar keq për të diskredituar dhe neutralizuar personin që kishte prekur interesa politike dhe kriminale.

Gjykata e Lartë e mbylli çështjen me një formulë standarde, tipike prej atyre që synojnë të ulin shpejt dhe pa cilësi stokun e dosjeve me qëllim fshehjen e dështimit katastrofik të reformës në drejtësi, pa iu përgjigjur pretendimeve themelore të mbrojtjes në një çështje kaq delikate. Gjykata Kushtetuese konstatoi se kjo e kishte bërë aksesin e Dritan Zaganit në drejtësi vetëm formal dhe kishte cenuar të drejtën e tij për proces të rregullt ligjor”, njofton avokati i tij.

Next Post
“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In