• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 2030 bëhemi kampionët në Ballkan”/ Rama në Berlin: Të bëjmë më shumë për turizmin luksoz, së shpejti ligj të ri për investitorët

by
08/03/2023 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjoze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë.

Në diskutimin për turizmin, kryeministri Rama tha se sot Shqipëria është një vend se ka çfarë destinacionesh të ofrojë, nga plazhet turistike, tek vendet malore e sitet arkeologjike, por edhe traditën e saj mikpritjen. Kreu i qeverisë u shpreh se turizmi në Shqipëri ka ecur përpara dhe theksoi se deri më tani janë hapur 260 destinacione agroturistike në krahasim me zero që ishin kur kanë ardhur në qeveri.

Sot erdha se më në fund, ne kemi, jo vetëm një prezencë shumë të mirë këtu, por kemi çka të tregojmë dhe çfarë të themi për t’i ftuar njerëzit të vijnë. Ka qenë një rrugë e gjatë. Na u desh ta nisnim nga një pozitë vërtetë e keqe dhe praktikisht me shumë paragjykime që duhet t’i luftonim. Nuk ka përfunduar. por fakti qe jeni këtu tregon se kemi ecur në drejtimin e duhur.  Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo bregdetin e bukur apo malet e jashtëzakonshme, por ka edhe mikpritje e mirëfilltë dhe atmosferën e ngrohtë brenda saj.  Ne ia dolëm. Turizmi ynë po rritet. E kemi nisur nga zero e tashmë kemi më shumë se 260 destinacione agroturistike e po përmirësohen më tej.  Kur vjen fjala për të huajt, Shqipëria është vendi më i mirë dhe mrekullueshëm  sepse ju trajtoheni si në shtëpinë tuaj”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur në shifra, kreu i qeverisë tha se aeroporti ‘Nënë Tereza’ është i pari në Europë që është ringritur me 123% vitin e kaluar. Rama tha se sfidë mbetet që Shqipëria të bëjë më shumë turizmin luksoz dhe se po bëhet një analizë e legjislacioneve të vendeve fqinje për të përgatitur një ligj për investuesit.

“Shifrat e turizmit po rriten gjithandej në çdo vend, nga çdo vend. Aeroporti ynë është i pari në Europë pas pandemisë që është ringritur me 123% vitin e kaluar që janë të dhënat zyrtare të agjencisë euoropiane të transportit ajror.  Hotelet po ndërtohen ditë pas dite natyrisht duhet të bëjmë më shumë për turizmin e nivelit të lartë. E kemi nisur, por na duhet të bëjmë më shumë në turizmin luksoz, ndërkohë që kemi punuar shumë për të bërë një analizë të mirë të legjislacionit të vendeve fqinje dhe po bëjmë një ligj që do të jetë shumë më tërheqës për investuesit”, tha Rama.

Rama thotë se synon që në vitin 2030, Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Ndërkohë Rama u ndal edhe tek lumi Vjosa, i cili së shpejti do të marrë statusin Park Kombëtar.

“Të zhvillosh turizmin është një ambicie shumë, shumë e madhe dhe është po kështu edhe një sfidë e madhe sepse na duhet të jemi të ekuilibruar midis zhvillimit dhe mbrojtjes dhe konservimit. Praktikisht gjatë viteve të fundit kemi  rritur masën e zonave të mbrojtura. Kemi një ngjarje mjaft të madhe në javët që vijnë, që ka të bëjë me deklarimin e lumit tonë Vjosa, Park Kombëtar. Është shumë, shumë i rëndësishëm si lumë për Evropën se thonë që është lumi i fundit i egër në Evropë. Sigurisht që ka mbetur i fundit sepse të tjerët u kthyen nga “tigra” në “mace” për t’i shërbyer ekonomisë europiane, por tani Europa na kërkon ne që ta ruajmë lumin e fundit të egër dhe edhe ne duam që ta ruajmë. Lumi mund të jetë një potencial shumë i madh për turizmin dhe ne do ta ruajmë. Sigurisht kanë thënë që duhet të investojmë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë çka investojmë në turizëm sepse duhet të shkojmë gjithmonë e më tepër drejt një turizmi  që është luksoz dhe i bazuar në natyrë, jo luksoz sipas stilit të vjetër.

Nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Shpresojmë dhe objektivi ynë për 2030-ën është të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm. Sigurisht kur themi në Ballkan nuk e kemi fjalën për Greqinë dhe Kroacinë, që të jemi të qartë, as për Turqinë. Por duam shumë që të jemi kampionë dhe të tejkalojmë vende të tjera. Në vitin 2029, ne do të jemi eksportues neto të energjisë, pra do të plotësojmë vetë nevojat tona.”– u shpreh Kryeministri Rama.

Në vizitën zyrtare, ku morën pjesë edhe në Panairin e Turizmit, ishin edhe ministret Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro. Në nisje të takimit, mikpritësi i eventit u shpreh se Shqipëria ka zgjuar ndjeshëm interesin e turistëve gjermanë, i cili vitin e kaluar u rrit me 60 %, krahasuar me periudhën e para Covidit, duke theksuar se Shqipëria është qartësisht një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.

“Të nderuar ministra, miq, nuk është hera e parë kjo, që Shqipëria më befason. Sinqerisht dija shumë pak për vendin tuaj. Kur u takuam për herë të parë më treguat një anekdotë të shkurtër që shpresoj ta kujtoj si duhet, në të kundërt do duhet të më korrigjoni ju më vonë në fjalën tuaj. Nëqoftëse dikush troket në derën e shqiptarit do trajtohet si mik dhe i ftuar. Mu duk kjo frymëzuese, mu duk përmbledhja e përsosur për Shqipërinë.

Faktikisht besoja se e kisha zbuluar unë Shqipërinë për gjermanët. Kur kontrolloj shifrat në Holidaycheck mësoj që nuk jam i fundit, por absolutisht as i pari që e kam zbuluar Shqipërinë. Trafiku në faqen tonë të internetit vitin e kaluar tregoi se interesi për Shqipërinë u rrit me më shumë se 60%, krahasuar me periudhën e para Covidit. Shqipëria qartësisht është një rajon i ardhshëm udhëtimi për gjermanët, me plazhet e saj, me kulturën e saj, me jetën e gjallë në qytetin e Tiranës dhe me distancën e shkurtër të fluturimit me Gjermaninë.  Besoj që nisja e bashkëpunimit në turizëm midis Shqipërisë dhe Gjermanisë është një përputhje e shkëlqyer.– u shpreh ai.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit dakordësuan se Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer në tregun gjerman dhe treguan interes për atë çfarë mund të ofrojë turizmi shqiptar në të ardhmen,

“Unë përfaqësoj operatorët e vegjël turistikë dhe agjencitë e udhëtimit në Gjermani dhe jam shumë i interesuar të dëgjoj më shumë për vendin tuaj” – u shpreh një prej tyre.

“Jam kryeredaktor i Travel Book që është revista më e madhe e udhëtimeve online në Gjermani dhe si çdo gazetar jam shumë, shumë kureshtar për Shqipërinë dhe çfarë vjen më pas për të.” – u shpreh një tjetër përfaqësues i një prej revistave më të mirënjohura në fushën e turizmit. 

/e.d

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

November 25, 2026
Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

November 25, 2026
Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

November 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

November 25, 2026
Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

November 25, 2026
“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

November 25, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

Problemet financiare, Rei Manaj ndërpret përfundimisht kontratën me Sivassporin!

November 25, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Kievi nuk dëgjon as Trumpin”- Putin paralajmëron: Hakmarrja jonë është e pashmangshme

November 25, 2026
A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

November 25, 2026
“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In