• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në 14 Maj, Berisha do të marrë  edhe në Roskovec përgjigjen e merituar”

Intervistë me kryetaren e bashkisë Roskovec, zonjën Majlinda Bufi

by A R
10/05/2023 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E kandiduar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama edhe për një mandat të ri si kryetare e bashkisë Roskovec, zonja Majlinda Bufi,po përmbyll këtë fushatë elektorale me një “mal” me suksese dhe arritje, por edhe me plot premtime që siç thotë ajo “do ti bëj realitet si gjithmonë duke mos zhgënjyer qytetarët e saj”.  Pas një 4 vjeçari të mbushur me punë, përpjekje, projekte dhe arritje, zonja Majlinda “beson dhe shpreson në vazhdimësinë, në ecjen përpara, dhe kurrë më kthim mbrapa në të shkuarën e Berishës, dhe atyre që  deri dje rrënuan  qytetin e saj”.

Zonja Majlinda, cila është e shkuara dhe e sotmja juaj, në PS ?

Rrugëtimi im në PS, nis kur isha studente  në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, fillimisht si një komisionere në një qendër votimi për të vazhduar pa u shkëputur deri sot që flasim, duke qenë gjithmonë aktive. Gjatë këtij rrugëtimi aspak të lehtë, jam përballur me situata jo vetëm të panjohura për atë kohë, por tepër të vështira për sa i përket mendësisë patriarkale të zonës. Më ka ndodhur edhe të rrëzohem kur kam garuar brenda PS, por duke qenë ambicioze, nuk jam dorëzuar, e kam gjetur forcën brenda vetes që ta vazhdoj rrugën për të arritur këtu ku jam sot. Më kujtohet një debat  kur garoja për kryetare të këshillit të zonës, për t’ju treguar vështirësitë dhe pengesat që ka pasur ky rrugëtim plot gropa. Në atë kohë dy argumente ishin të papranueshëm nga socialistët “fanatikë”, të cilët e kishin tepër  të vështirë të krijonin besim, sidomos për mua që punoja në bashkinë që drejtohej nga një kryetar i djathtë dhe më qesharake, për faktin se ime motër ishte martuar me një djalë, fisi i të cilit kishte bindje të djathta. Debati dhe kundërshtimet ishin kaq të forta, saqë një moment mendova të dorëzohesha, por dikush në atë moment më kapi nga krahu dhe duke më parë në sy, më tha të mos bëja veprime të nxituara. Dhe tregoi që kishte shumë të drejtë, ai moment kaloi pasi unë i binda  dhe fitova. Për disa vite me radhë kam drejtuar Partinë Socialiste në Roskovec dhe njëkohësisht kam qenë dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në rrethin e Fierit. Në vitet 2005-2013 kur Partia Socialiste ishte në opozitë, aktivizimi dhe drejtimi i saj në një zonë maskiliste e tepër paragjykuese ma vështirësonte akoma më shumë punën time. Gjithçka u bë më e vështirë dhe e ashpër, por ndërkohë mësova të forcohem.

Ju erdhët nga jeta parlamentare dhe po mbyllni mandatin e dytë si Kryetare bashkie në Roskovec?

Në vitin 2013 u listova në PS brenda zonës fituese,  por angazhimi im ka vazhduar përtej kësaj. Pas marrjes së mandatit të deputetes, gjëja e parë që bëra për njerëzit, ishte hapja e një zyre për të qenë më afër problemeve dhe shqetësimeve të tyre. Ky komunikim i vazhdueshëm me ta bëri që të fitoja besimin e tyre, i cili vazhdon ende sot. Kjo ka qenë fushatë aktive, gjithëpërfshirëse dhe me një tjetër frymë në Roskovec, pasi atë vit nga një zonë blu, Roskoveci u shndërrua në zonën rozë. Dhe puna vazhdoi deri më 2015 kur garova fort për bashkinë, pasi përballë kisha katër burra kryetarë komunash dhe të bashkisë. Kjo garë bashkoi bashkë të rinjtë, burrat e gratë, të moshuarit, të cilët kërkonin dhe besonin për një tjetër mënyrë drejtimi. E fitova këtë garë dhe që në atë moment, puna ime ambicioze dhe energjike vazhdon me po atë ritëm. Pas tetë vite në drejtim të bashkisë më vjen mirë të përmend disa nga objektivat e realizuar:

  1. Kemi përmirësuar infrastrukturën rrugore në çdo qendër të banuar, që do të thotë; kemi

asfaltuar rrugët, zgjeruar dhe pajisur me ndriçim trotuaret.

  1. Shërbimi i pastrimit është përmirësuar, duke grumbulluar dhe trajtuar mbetjet urbane.

Mbulojmë 100% pastrimin e territorit; mbetjet bimore i grumbullojmë të veçuara, duke realizuar kompostimin e tyre për të prodhuar plehun organik; ndajmë kartonin; kemi grumbulluar e mbyllur mbetjet në Marinëz, duke e shndërruar në zonë të gjelbëruar.

  1. Kemi përmirësuar dukshëm infrastrukturën arsimore. Nga 13 godina arsimore, 8 prej tyre janë rikonstruksionuar dhe plotësuar me terrene sportive të hapura e të mbyllura.
  1. Është përmirësuar shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm në Roskovec dhe në Strum.
  2. Është trefishuar buxheti i realizuar nga grumbullimi i të ardhurave, i cili është më i lartë nga transferta që marrim nga qeveria. Realizimi i këtij objektivi është domethënës për bashkinë, pasi këto të ardhura na kanë ndihmuar të realizojmë shumë projekte në territorin tonë.

Jeni kandidate e PS për një mandat tjetër si kryetare e bashkisë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Puna ime ka vazhduar me të njëjta ritme dhe energji, sepse e tillë është natyra ime, ndaj e them me bindje të plotë se edhe mandati tjetër do të jetë i tillë, do të vazhdohet me punën e nisur me po të njëjta ritme, për të përmbushur kërkesat e vendimet e miratuara nga këshilli, për të realizuar projektet e strategjitë e miratuara në çdo fushë.

Cili është premtimi juaj për banorër e Roskovecit për katër vitet e ardhshme?

Vazhdimi i punës dhe përkushtimit tim me të njëjta ritme.

Si e vlerësoni kandidatin e opozitës, përbën rrezik për ju, kur ndërkohë keni mbështetjen maksimale të Roskovecit?

Nuk e njoh kandidatin, por njoh ata që e mbështesin ashtu si e njohin të gjithë qytetarët e Roskovecit.

Së fundmi nga ata që vetëquhen “opozitarë” ka patur edhe sulme ndaj jush, çfarë keni për t’u thënë?

Argumentet e tyre kundërshtuese nuk janë aspak bindëse, sepse ata nuk e kanë besimin e votuesve dhe për më tepër nuk kanë një program konkret, prandaj do të shpifin, do të manipulojnë, duke përdorur çdo mënyrë denigruese. Kjo përpjekje e ulët e tyre, s’më tremb aspak, pasi puna jonë flet qartë dhe mënyra ime e veprimit është të vazhdoj përpara, për të realizuar objektivat e caktuar me shumë kujdes, e me këmbë në tokë, ndërsa për shpifjet kemi zgjedhur rrugën e drejtësisë. Në mandatin përmbyllës i kam dy precedentë, ku dy përfaqësues të opozitës përdorën shpifje, por gjykata më ka dhënë drejtësi, duke i shpallur në të dyja rastet fajtorë personat përkatës. Edhe për rastin në fjalë përsëri i drejtohem gjykatës. Për mua kanë rëndësi qytetarët e Roskovecit dhe realizimi i objektivave për të vazhduar punën e nisur.

A keni një mesazh për votuesit roskovecarë?

Të vazhdojmë punën e nisur për të përmirësuar përditshmërinë tonë në përmbushjen  objektivave dhe nevojave të komunitetit.

 

Next Post
Konspiracioni i trashë i “shpopullimit me qëllim”

Meta, thirrje shqiptarëve: Mos flini gjumë ca ditë. Bëhuni patriotë e votoni për mua dhe Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Zbulohet bazë armësh në një banesë, poseduesi dyshohej se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ministrja Koçiu: Dënoj aktin barbar, kemi angazhuar ekspertët më të mirë

“Në RENEA do të merren deri në 2300 euro”, Koçiu njofton rritje pagash për 3 kategori në Policinë e Shtetit

February 20, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Takimi i Ramës me Trump në Bordin e Paqes, Berisha: Mori mesazhe në korridore…

February 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In