• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshon struktura shoqërore e shqiptarëve: Të varfrit ngjiten te shtresa e mesme, “fryhen” të pasurit, ja milionerët

by Java News
22/10/2019 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket pasurisë tregojnë jo vetëm një pasurim të shqiptarëve në harkun e një viti, por edhe një forcim të ndjeshëm të shtresës së mesme, tkurrje të shtresës më të varfër, si dhe për herë të parë praninë e milionerëve.

 

Kështu, një vit më parë, shtresa e mesme, pra ata me një pasuri nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë vlerësohej në 42.4% të popullsisë së rritur, ndërsa sot në 57.9%.

 

Janë 1.3 milionë të rritur shqiptarë që vlerësohen si shtresë e mesme, nga rreth 900 mijë një vit më parë.

 

Pra, rritja është drastike dhe tregon se shtresa e mesme është rritur me 370 mijë të rritur në harkun e një viti.

 

Kjo përkon ekzaktësisht me tkurrjen e të varfërve.

 

Ata me një pasuri nën 10 mijë dollarë vlerësoheshin në 56% të popullsisë së rritur një vit më parë, ndërsa sot në vetëm 38%, ose 377 mijë më pak.

Pra, duket se ata që janë larguar nga shtresa më e varfër e popullsisë janë bërë pjesë e shtresës së mesme, sipas të dhënave të `Credit Suisse`.

Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane.

Sa i përket të pasurve, ata me një pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë, nga 1.6% e popullsisë së rritur që ishin vjet, tashmë vlerësohen në 3.9% të popullsisë së rritur, ose në rreth 88 mijë individë, nga 36 mijë një vit më parë.

Risia tjetër e raportit është numri i milionerëve, pra të atyre që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë.

Për herë të parë në raportin e Credit Suisse, kjo normë për vendin tonë, është ndryshe nga zero, në 0.1% të popullsisë së rritur.

Kjo do të thotë se, janë 2250 individët në vendin tonë që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë.  `Credit Suisse` llogarit jo vetëm pasurinë cash të individëve, por edhe pasurinë jo-financiare, që në pjesë dërrmuese i referohet pronave të paluajtshme.(Scan)

Next Post
Ish-mjeku i Enver Hoxhës: Blloku, përbënte mendësinë e supermacisë së një kaste

Ish-mjeku i Enver Hoxhës: Blloku, përbënte mendësinë e supermacisë së një kaste

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Si s,keni turp.650000 pensioniste Jane me te varfrit e te varferve.100000 njerez punojne ne shtet,te tjeret Jane l’update.Ky eshte shtetin harbut me qytetaret e tij

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In