• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshojnë pozicionet, tani është LSI që i përgjërohet PD, Kryemadhi: Të ndalojmë Ramën

by Java News
14/07/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa ishte ne qeveri LSI luante si macja me miun me PD, por tani qe ka kaluar ne opozite nuk le rast pa ju ‘lepire’ PD me objektivin vetem kunder Rames. Kjo duket se eshte edhe strategjia e krereve te LSI, te cilet duket se ende nuk po arrijne ta besojne se nuk jane me ne pushtet. Zonja Kryemadhi ka artikuluar një tjetër mesazh të koduar në adresë të Partisë Demokratike, duke e ftuar për t’u bashkuar në një front opozitar, për të ndaluar kryeministrin Edi Rama, të cilit shqiptarët sapo i kanë besuar qeverisjen e vendit edhe për katër vite të tjera. Që nga dita e zgjedhjes në krye të LSI, kjo është thirrja e dytë e Kryemadhit në adresë të PD.

Ndërkaq, Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë sinjal për një bashkëpunim të mundshëm me LSI.

 “Ndaj të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jetë e fortë dhe e bashkuar për t’i treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona. Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz. Të gjithë së bashku do t’i japim përgjigjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me paratë e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij”, tha Kryemadhi.

Akuzat
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka krahasuar listën e kryeministrit me fletërrufetë e komunizmit.

“Nuk ka më qesharake se të lexosh çfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit. Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmërime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësinë e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë. Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij. Sundimi i pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votës dhe oligarkëve. Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie”, shkruan Kryemadhi.

Vasili i përgjigjet ashpër Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur ashpër Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me listën me 100 emra të punonjësve të administratës që kanë kryer shkelje. Pak minuta pasi Rama postoi një shkrim në Facebook të titulluar “Për lulet mos më prek”, ka reaguar dhe Vasili, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook i thotë kryeministrit se është shumë i lodhur, se është damlla i tëri dhe i kërkon të bëjë ndonjë gram punë. “Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeministër ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë”, shkruan Vasili.

ma.me

Next Post
FAKSIMILE/ Prokuroria vë nën hetim Kuvendin pas kërkesës së Shkëlzenit

FAKSIMILE/ Prokuroria vë nën hetim Kuvendin pas kërkesës së Shkëlzenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
Ndërtimi i paligjshëm, propozimet e reja të kodit penal/ Manja: Dënim deri në 10 vite burg

LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

February 16, 2026
“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI

February 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shtëpinë nuk e mbajnë në këmbë muret

February 16, 2026
Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve

February 16, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Doza e hipnozës në recetën e rrëzimit të Edi Ramës çdo dhjetë ditë

February 16, 2026
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

February 16, 2026
Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

Zbulohet skenari: Ushtria amerikane po përgatitet për operacione disa javore kundër Iranit

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In