Drejtues të lartë të PS dhe LSI, si dhe deputetët, janë takuar mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut. Lajmi konfirmohet nga të pranishëm që kanë parë në Vilën 31 të hyjnë Edi Rama, Ilir Meta, Petrit Vasili, Spartak Braho, Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe.
Mësohet së të pranishëm janë edhe ministrat Beqaj, Tahiri e Gjiknuri ndërsa takimi mendohet të jetë në vazhdën e ndryshimeve të mundshme në qeveri.