• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

by E S
01/01/2026 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, pasi dyshohet se i shkaktuan miliona euro dëm buxhetit të shtetit, përmes abuzimeve me tenderë dhe dyshimeev për korrupsion.

Abuzimet me tenderë dyshohet se u bënë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Ata akuzohen për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe falsifikim i dokumenteve”.

Prokuroria identifikoi me iniciale të 12 të akuzuarit N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe personat juridikë ”A&F P. Sh.p.k, ”S. Sh.p.k”, ”Sh.G Sh.p.k”.

A.M. dhe N.D., sipas aktakuzës nga 2 prilli i vitit 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë në MASHTI, kishin hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, informon Radio Evropa e Lirë.

Këto kritere, sipas Prokurorisë, e kishin favorizuar operatorin fitues dhe kishin përjashtuar padrejtësisht operatorët e tjerë.

“Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm i përgjithshëm në buxhetin e shtetit në vlerë prej 1.824.970.00 euro”, u tha në njoftim

Ndërkaq, A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., akuzohen se nga 26 tetori i vitit 2020 deri më 27 nëntor të vitit 2023, si persona zyrtarë në këtë ministri, në “kundërshtim me Ligjin për prokurimin publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900% më të larta se ato të tregut duke i shkaktuar buxhetit dëm prej 2.148.282.35 euro”, tha Prokuroria Speciale.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar në kontratë.

Dëmi i përgjithshëm në buxhetin e shtetit, si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, kap vlerën e 3.626.243.80 euro.

Gjatë këtij viti janë ngritur disa aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përfshirë edhe një ministreje të Qeverisë në detyrë të Kosovës. Rozeta Hajdari akuzohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, akuza që ajo i ka mohuar dhe i ka cilësuar si të “motivuara politikisht”.

Ndërkaq, sipas Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian, Kosova ka bërë “përparim të kufizuar” sa i përket luftimit të korrupsionit.

Në raport është rekomanduar që Kosova të përmirësojë cilësinë e hetimeve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, të rrisë kapacitetin e njësisë së posaçme të hetimeve të Policisë në mënyrë që ajo të bashkëpunojë më mirë me Prokurorinë Speciale.

Next Post
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In