• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet në ligjin e strehimit/ Këto janë programet dhe kategoritë e reja të personave përfitues

by Java News
02/08/2016 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshon ligji për strehimin e familjeve në nevojë. Ministria e Zhvillimit Urban ka publikuar dje draftin paraprak, i cili, pas konsultimeve me grupet e interesit, do të dërgohet në qeveri për miratim. Do të jenë 6 programe sociale, që do të zbatohen për t’u ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Ndryshimet e hartuara adresojnë një prej problematikave të ngritura më herët se programet ekzistuese nuk ofronin mbështetje për kategoritë në nevojë, por për ato me të ardhura të mesme. Ndaj është vënë dorë në korrektimin e tyre, duke i bërë më funksionale dhe, çfarë është më e rëndësishme, të aksesueshme nga ata që vërtet janë në hall.

Krahas programit të banesave sociale me qira dhe shpërndarjes së banesave me kosto të ulët, në skemë janë përfshirë edhe disa programe të tjera, siç është ai për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi, krijimi i strehave të përkohshme, si edhe programi për ndërtimin e banesave të specializuara.

BANESAT

Ashtu si edhe në vitet e shkuara, nga ana e bashkive do të vijojnë të ndahen banesa sociale me qira. Pagesa mujore që familjet do të kryejnë ende nuk janë përcaktuar, por ai që dihet është tavani. Në asnjë rast qiraja nuk duhet të jetë më e lartë se 30 për qind e të ardhurave që familja gjeneron në muaj. Nga ana tjetër, lehtësi janë ofruar edhe për disa kategori sociale që e kanë të pamundur të përballojnë koston e qirasë.

Ato të subvencionohen në masën 100% nga shteti. Bëhet fjalë për disa kategori sociale siç janë ato që nuk kanë asnjë të ardhur, jetimët, personat me aftësi të kufizuara, familjet e policëve të rënë në detyrë, emigrantët e rikthyer, prindërit e vetëm që kanë në ngarkim fëmijë etj.

Sakaq, programi i bonuseve të strehimit, vënë në jetë këtë vit, do të vijojë të zbatohet. Bonuset janë mbështetje financiare në masën 50 për qind që shteti jep për qiranë mujore që familjet paguajnë. Lidhur me banesat me kosto të ulët që ndërtohen nga Enti Kombëtar i Banesave, ende nuk është zbardhur se mbi çfarë kushtesh do të bëhet kreditimi.

Ajo që është risi është fakti që do të ofrohen grante, apo pagesa deri në 10% të vlerës së shtëpisë, për ato familje që s’kanë mundësi ta paguajnë. Nga ky program do të mbështeten edhe qytetarët që përjashtohen nga procesi i legalizimit. Në funksion të kësaj skeme parashikohet që të shfrytëzohen edhe apartamentet e mbetura stok. Qeveria do të nisë aplikimin e masave, duke i detyruar investitorët që t’i vendosin në funksion këto banesa.

RISITË

Ngritja e strehave të përkohshme dhe ndërtimi i banesave të specializuara do të jenë programe, që do të aplikohen rishtazi pas zyrtarizmit të ndryshimeve ligjore. “Strehat e përkohshme janë objekte ose pajisje që montohen dhe çmontohen lehtë dhe që shërbejnë për strehim të përkohshëm. Me strehim të përkohshëm kuptohet strehimi për një afat jo më të gjatë se dy vjet”, thuhet në nenin 57 të draftit.

Nga ana tjetër, jetë do të marrë edhe programi për ndërtimin e banesave të specializuara, që do të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme, specifike për çdo kategori. Grupet që janë targetuar për të përfituar prej tyre do të jenë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, të miturit që nuk jetojnë me prindërit, si edhe të rejat që bëhen nëna të vetme.

SHËRBIMET

Mungesa e të ardhurave ka penalizuar shumë familje që, edhe pse kanë qenë në kushte emergjente, nuk kanë përfituar nga programet e strehimit. Për këtë arsye, shërbimet ndaj tyre do të jenë në formën e një pakete. Pra, veç strehimit, atyre do t’u mbulohen shpenzimet për kujdes shëndetësor, arsim, si edhe më e rëndësishmja, do të trajnohen për t’u integruar në tregun e punës.

“Programet sociale të strehimit shoqërohen, sipas rastit, me programe të tjera të shërbimeve sociale si ato të punësimit, arsimimit, kujdesit shëndetësor etj.”, specifikohet në nenin 10. Në vendin tonë, sipas të dhënave zyrtare, janë 35 mijë familje me status “të pastrehë”. Prej tyre, vetëm 5 mijë kanë përfituar nga programet e strehimit.

NDRYSHIMET LIGJORE

PROGRAMET E STREHIMIT

  • Programi i banesave sociale me qira;
  • Programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, ose të përmirësimit të kushteve deri në një ndërtim të ri;
  • Programi i banesave me kosto të ulët;
  • Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;
  • Programi për krijimin e strehave të përkohshme;
  • Programi për ndërtimin e banesave të specializuara.
  • KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E FAMILJEVE PËRFITUESE
  • Kushtet e strehimit, në bazë të së cilave përcaktohen me përparësi familjet që:
  • nuk disponojnë banesë në pronësi;
  • banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje; 
  • banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi; 
  • kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore, ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
  • Kushtet familjare, në bazë të së cilave përcaktohen me përparësi: 
  • familjet njëprindërore, që kanë në ngarkim fëmijë; 
  • të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore; 
  • familjet me më shumë se katër fëmijë; 
  • çiftet e reja me moshë totale deri në 60 vjeç.
  • Kushtet sociale, në bazë të së cilave përcaktohen me përparësi:
  • personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me Vendim të Këshillit të Ministrave, për këto kategori; 
  • personat me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç; 
  • emigranti i rikthyer, punëtor emigrant; 
  • familjet e policëve të rënë në detyrë; 
  • viktimat e dhunës në familje; 
  • viktimat e trafikimit; 
  • komuniteti rom; 
  • komuniteti egjiptian; 
  • të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit; 
  • të rejat nëna, që bëhen nëna të vetme /panorama/a.k
Next Post

VIDEO/ Shkencëtarët zbulojnë përse disa çifte na bezdisin duke postuar foto e statuse në FB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

November 5, 2026
Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

November 5, 2026
“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

November 5, 2026
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In