• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimet ligjore/ Gjonaj: Garantojnë mbrojtjen totale të territorit dhe shëndetit të qytetarëve. Shteti mund të konfiskojë ndërtimet pa leje!

by
14/05/2021 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar ndryshimet e bëra në kuadrin ligjor për mbrojtjen e territorit nga ndërtimet pa leje. Ajo tha se është vendosur një vepër e re penale për shkelësit e ligjit për rrezikim me dashje të jetës së njerëzve.

Gjonaj theksoi se me ndryshimet e reja një objekt i ndërtuar pa leje mund edhe të konfiskohet për interes publik, ndërsa investitorët mund të futen në listën e zezë, duke u përjashtuar për 5 vite nga marrja e lejeve për ndërtime. Sanksione janë parashikuar edhe për punonjësit shtetërore. Çdo punonjës që fsheh shkeljet e evidentuara tashmë rrezikon deri në 3 vite burg.

“Policia e Shtetit është përgjegjësi dhe kompetencat për të parandaluar ndërtimet pa leje dhe për të referuar çdo subjekt që ka kryer një ndërtim pa leje. Pasojat shumë të dëmshme na bënë që të kuptonim që çdo tolerim në cilësinë e ndërtimit përkthehet në jetë të humbura dhe pasoja të jashtëzakonshme ekonomike. Çdo ndërtim pa leje është një minë me sahat. Roli që luan Policia e Shtetit dhe IKMT duke përfshirë këtu edhe inspektoriatet e pushtetit vendosur nuk lidhet vetëm me ndërtimet pa leje por më së pari me mbrojtjen e jetës.

Policia e Shtetit dhe IKMT ka në dorë çdo instrument ligjor për të përmbushur me devotshmëri detyrën. Duke përfshirë sanksionet administrative dhe ato penale. Nga të gjithë ndryshimet ligjore që janë në fuqi, IKMT ka instrumentet e posaçme, tashmë edhe me përgjegjësi të reja që çdo mbikëqyrës që kontrollon ndërtimin. Në rast se ndodh shkelja e lejues duhet të njoftojë IKMT. IKMT e ka të sanksionuar në ligj vendosjen e sanksioneve penale.

Me ndryshimet që janë kryer u arrit të rregullohet përcaktimi i qartë i përgjegjësive penale i subjekteve që kanë vepruar. Vendoset një vepër e re penale për këtë kategori që dëmton me dashje dhe rrezikon jetën e njerëzve. Janë ndarë në mënyrë të qartë përgjegjësitë. Një nga ndryshimet më të rëndësishme në ligj është vendosja e detyrimit të mbikëqyrësit të punimeve. Ai është i detyruar të urdhërojë pezullimin e punimeve dhe pas të njoftojë IKMT.

Ajo do të marrë më shumë informacion dhe bashkë me policinë e shtetit do të marrë më shumë masa. Me ndryshimet që janë kryer, janë forcuar sanksionet ndaj personave që kryejnë ndërtimet pa leje. Një objekt i ndërtuar pa leje tashmë mund të konfiskohet për interes publik. Çdo subjekt që ndërton pa leje, investitori do të përfshihet në listë të zezë dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë asnjë leje. Çdo punonjës i ngarkuar me një funksion shtetëror që bie në dijeni me paligjshmëri, në rast kur nuk merr masa, kodi penal ka parashikuar një sanksion si vepër penale me dënim deri në 3 vite burg”, deklaroi ajo./ b.h

Next Post
”Çdo krim ndaj territorit i barabartë me të tjerët’/ Rama: Policia shkon për një mur në fund të botës, s’kontrollon ndërtimet rrugës!

''Çdo krim ndaj territorit i barabartë me të tjerët'/ Rama: Policia shkon për një mur në fund të botës, s'kontrollon ndërtimet rrugës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

June 29, 2026
Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In