• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndryshimet kushtetuese, LSI “bllokon” PS-në: Duhet konsensus

by
22/09/2015 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet kushtetuese, LSI “bllokon” PS-në: Duhet konsensus

Një javë pas dorëzimit të projektligjit për çështjen e dekriminalizimit, Partia Socialiste ka bërë gati draftin e saj me ndryshimet kushtetuese.

Kushtetuta e ndalon që një veprim të tillë ta bëjë qeveria, siç bëri me projektligjin, prandaj 28 deputetë socialistë firmosën nismën për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugën miratimit të aktit ligjor për pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale.

Në këtë nismë për ndryshimin e Kushtetutës, Partia Socialiste ka qenë e vetme, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim i ka rezistuar kërkesës së aleatit të madh për t’iu bashkuar draftit për ndryshimet kushtetuese.

Lëvizja Socialiste për Integrim është njohur me draftin dy ditë më parë, por nuk i është bashkuar atij. Aktualisht, projekti është i pafirmosur nga ndonjëri prej deputetëve të LSI-së.

Mospërfshirjen në këtë nismë e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një bisedë telefonike, ai tha se, arsyeja e mosfirmosjes lidhet me konsensusin dhe gjithëpërfshirjen që i nevojitet procesit. Një qëndrim që LSI-ja e ka mbajtur edhe më herët.

“Çdo projektligj, përfshi këtu edhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese, duhet të kalojnë nga komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje”, tha zoti Vasili. Sipas tij, është e nevojshme që “çdo nismë të gjejë konsensusin e të gjitha palëve dhe pastaj të avancohet më tej”.

Kryparlamentari Meta deklaroi ditën e premte se, mes dy drafteve ka përputhshmëri të lartë dhe është e mundshme gjetja e një rruge të ndërmjetme.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Rama, në intervistën e dhënë në “Top Story”, ku tha se ngjashmëritë mes dy drafteve janë të mëdha, me përjashtim të disa propozimeve, që ai i quajti “shpikje alla-shqiptarçe” të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, paraditen e së hënës, kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse do të mund të arrihet një konsensus siç kërkon aleati Ilir Meta, preferoi të mos japë një përgjigje.

Por, nga ana tjetër, ai nuk ka qëndruar duarkryq. Burime jozyrtare konfirmuan për Top Channel se, qeveria ka hyrë në bisedime të drejtpërdrejta me opozitën. Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, dhe kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, kanë nisur komunikimin për dakordësimin e një drafti të përbashkët.

Në një klimë të acaruar poltike dhe, mbi të gjitha, në një klimë të rënduar mosbesimi mes palëve, arritja e një drafti të përbashkët për ndryshimin e Kushtetutës me garancinë e konsensusit edhe për projektligjin, mes qeverisë dhe opozitës, do të ishte surprizë. / Top Channel

Next Post

Shtëpia e Toninit dhe helikopteri i Sinanit*

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com