• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtëpia e Toninit dhe helikopteri i Sinanit*

by Java News
22/09/2015 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Fatmirësisht, jemi të gjithë dëshmitarë të varrosjes së artit dhe lulëzimit të tingujve dhe fjalëve bajate që të bëra sëbashku formojnë atë që sot e quajmë këngë. Fatkeqësisht, po shohim edhe fundin e artistëve. Ndërsa skendës tonë i largohen herë këngëtarë e herë aktorë për të mos u kthyer më kurrë, cilido që i njeh e ndjen se ka qenë i pafuqishëm për t’i dhënë një dorë e për ta ngjitur sërish në skenë. Shumëkush, ka qenë indiferent duke dëgjuar turbofolkun me kufje apo në kasetofonin e makinës dhe pakkush s’ua ka dëgjuar emrat ndonjëherë.

Tonin Tërshana sot u bë me shtëpi. Kishte pritur 15 vite nga shteti dhe shoqëria, ndërsa për hir të së vërtetës lajmi duket si lëmoshë dhe padyshim që e vë në siklet ‘faltumin’ duke e bërë personazh dite. Gjithësesi, ai u diskutua javë më parë, kur emri i tij u publikua në listën e përfituesve të banesave sociale dhe pak ditë më vonë i sfumua sërish.

Kjo sepse Sinan Hoxha u martua dhe nuk ngeli i zi e i bardhë pa shkruar për detajet e dasmës që nuk kishte fund. Ishin qindra apo mijëra dasmorë në dasmat e përnatshme të Sinanit, kryesisht të ashtuquajturit VIP-a që nuk lanë fotografi pa nxjerrë për të ekspozuar veshjet e tyre dhe të çiftit. Dhe sot jemi midis dy realiteteve të shëmtuara, sepse dora e VIP-ave nuk u drodh për të hedhur tufat e lekëve të Xibraku, por refuzoi të firmosë një peticion, për t’i nisur dy gisht kartë qeveritarëve apo për ti çuar një SMS Toninit qoftë edhe sa për sy e faqe.

Sot, Toni u shfaq me bashkëshorten e tij, ku të dy treguan vuajtjet që kishin kaluar në emigracion për t’i mbijetuar sistemit ekonomik që ia instaluan Shqipërisë pas ’90. Për tre vite me radhë, zonja e Toninit shkonte çdo ditë në derën e Bashkisë Tiranë për t’u interesuar se ç’po bëhej me banesën për të cilën kishin aplikuar. Me shumë gjasë që në atë kohë kur gruaja e Toninit ishte mes emigracionit dhe vendit të saj mosmirënjohës dhe përpiqej për familjen, Sinani gëzonte klikimet e para të këngës ‘Ta ka bo gruja 8 me 2’.

Tonin Tërshana përbën një rekord në artin shqiptar sepse ka dalë në skenë për herë të parë 16 vjeç, në Festivalin e IV të RTSH dhe ka fituar çmimin e parë qysh herën e parë që doli para publikut. Tonini i ka kënduar nënës, shokëve, trimërisë dhe sa e fortë është dashuria në familjet shqiptare. Ka kënduar veç ‘live’.

Sinan Hoxha është rekord në YouTube. Është nga Tirana, nga lagjia ‘Brraka’ dhe kur Tonini ishte emigrant në Greqi, Sinani shkonte jepte koncerte atje. Ai i ka kënduar ndarjes në çift dhe zhgënjimit. Madje ka kënduar ‘Al Alo Ambulanca’, por bredh me helikopter, ndryshe nga Tonin Tërshana që sot po sistemon rraqet te shtëpia e re dhe nesër do marrë autobusin urban.

*Shkrim i botuar më datë 01 Shtator 2015. Ribotohet me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur

Next Post

Lamtumirë Tonin Tërshana!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

May 19, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Sa dhe si do të kishin votuar të dielën

May 19, 2026
PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

May 19, 2026
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj paraqitet në SPAK

May 19, 2026
Prapaskenat nga Kombëtarja, Duka tregon bisedën me Sylvinhon për kontratën pas kthimit nga Ukraina

Prapaskenat nga Kombëtarja, Duka tregon bisedën me Sylvinhon për kontratën pas kthimit nga Ukraina

May 19, 2026
Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Do transmetoj krenarinë e një populli në fushë!

Trajneri i ri i Kombëtares, Maran: Do transmetoj krenarinë e një populli në fushë!

May 19, 2026
Duka prezanton Rolando Maran: Mbyllëm ciklin me Sylvinhon, hapim një të ri për Kombëtaren Shqiptare

Duka prezanton Rolando Maran: Mbyllëm ciklin me Sylvinhon, hapim një të ri për Kombëtaren Shqiptare

May 19, 2026
Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

Ish-trajneri Sylvinho fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

May 19, 2026
Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

Vrau dy vëllezërit shqiptarë dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet autori pas 30 vitesh (Emri)

May 19, 2026
CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

CNN: Fondi i Trump për “të dëmtuarit nga Biden”, simbol i një presidence të paturpshme

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In