Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari , i ftuar në ‘News24’ , foli për ndryshimet kushtetuese.
Hajdari tha se këto ndryshime të kërkuara nga PD janë domosdoshmëri, por sipas tij duhen trajtuar në një tjetër formë.
Hajdari u shpreh se mekanizmi teknik i propozuar nga opozita për këtë çështje nuk është i duhuri.
“Ato janë domosdoshmëri nëse vërtet veprimet e kryetarit të opozitës të bëhen në një formë tjetër. SPAK nuk mund të bëhet institucione që të bëjë Vetting ai është për të bërë hetime. Mënyra e Vetingut për politikanë ka nevojë të korrektohet, ne nuk dimë kush janë nënshkruesit. Dhe kur kërkon ndryshime kushtetuese në tre drejtime dhe nuk kanë asnjë proces. Janë mbledhur e kanë çuar në parlament, por nuk ka një debat, një tryezë ku të diskutohet. Pra në asnjë media nuk ka dalë se kush janë 28 nënshkruesit”, tha më tej Shkëlqim Hajdari, ndërsa shtoi:
“Tentativa për të bërë Vettingun e politikanëve është për tu përshëndetur. Kjo tentativë duhet parë në një tjetër këndvështrim. Ose duhet të krijojnë një strukturë të posaçme me Komisione më shumë se një njeri…ose mundet këtë material t’ja dërgojnë SPAK. Subjekti i asaj që parashikon draft-ligji , pra deklaratë e bën tek ILDKP, ose mund të ndërtojmë një strukturë që të gjykojë rezultatet… Një tjetër mundësi është që dosja që përgatit ia çon një strukturë të Posaçme që ia nis SPAK”.
/a.r











