• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë”, Sejko: BSH e përkushtuar për kalimin në ekonomi me emetim neto zero

by A R
22/06/2023 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shipërisë thotë se ndryshimet klimatike që përbëjnë një kërcënim serioz në për mirëqenien e njerëzve dhe për shëndetin e planetit tonë, ndikojnë edhe në ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Financa e Gjelbër në Evropën Juglindore: Zhvillimi i Kapaciteteve dhe një Taksonomi”, guvernatori Sejko shprehet se Banka e Shqipërisë është e përkushtuar për të kuptuar dhe trajtuar pasojat ekonomike dhe financiare të ndryshimeve klimatike dhe kalimin në një ekonomi me emetim neto zero.

Sejko shton se për vitet 2022-2024 është vendosur të monitorohen rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar ku operon Banka e Shqipërisë.

Gent Sejko: Përmes aktiviteteve të tij, CEF ka kontribuar në arritjen e qëllimeve të axhendës 2023 për zhvillim të qëndrueshëm duke promovuar institucione efektive të përgjegjshme dhe të përfshira në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ndryshimet klimatike përbëjnë një kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe për shëndetin e planetit tonë. Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë tonë në të gjitha nivelet duke prekur të gjithë aktorët ekonomikë në të gjithë territorin e vendit. Kjo sfidë e madhe kërkon një përgjigje të përbashkët nga të gjithë aktorët e ekonomisë, duke përfshirë këtu edhe Bankën e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë është e përkushtuar për të kuptuar dhe trajtuar pasojat ekonomike dhe financiare të ndryshimeve klimatike dhe kalimin në një ekonomi me emetim neto zero. Ndarja e njohurive, praktikat, diskutimet, trajnimi i stafit dhe edukimi i publikut janë të rëndësishme në këtë proces dhe BSH do të vazhdojë t’i dedikojë burime të mjaftueshme studimit të efekteve të klimës në stabilitetin financiar. Për vitet 2022-2024 kemi vendosur të monitorojmë rreziqet klimatike ndaj mjedisit ekonomik dhe financiar ku operon Banka e Shqipërisë.

Si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, vlerësoj rëndësinë e diskutimit, bashkëpunimit dhe mbështetjes në nivel ndërkombëtar për të adresuar sfidat që paraqesin ndryshimet klimatike dhe tranzicioni drejt një ekonomie të qëndrueshme. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar partneritete të shumta kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të vlerësuar dhe menaxhuar ndikimin ekonomik dhe financiar të ndryshimeve klimatike. Në këtë kontekst, vlerësoj bashkëpunimin tonë me CEF-in, anëtarësimin tonë në NGFS (Netëork for Greening the Financial System) që nga viti 2020, si dhe bashkëpunimet tona të ndryshme me Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike të Qeverisë Zvicerane (SECO), Iniciativën e Vjenës, Bankën Botërore (FinSAC), dhe shumë të tjerë.

Kohët e fundit, sfidat me të cilat jemi përballur janë të shumta, komplekse dhe shumëdimensionale, shpesh të ndërvarura prej njëra-tjetrës. Jam i vetëdijshëm që ndryshimi nuk do të ndodhë brenda një nate, por le të jemi optimistë. Sot, duke e nisur këtë Konferencë të Nivelit të Lartë, dua të theksoj rëndësinë e financës së gjelbër jo vetëm si një përgjigje ndaj sfidës globale të ndryshimit të klimës, por edhe si një mjet për të garantuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar.

/a.r

Next Post
VIDEO / Ky është roboti “Victor 6000”, shpresa e fundit për gjetjen e nëndetëses “Titan”

VIDEO / Ky është roboti “Victor 6000”, shpresa e fundit për gjetjen e nëndetëses “Titan”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In