• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ndryshimet klimatike/ Paralajmërimi i Boris Johnson: Qytetërimi ynë mund të shembet si Perandoria Romake

by Java News
30/10/2021 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit botërorë duhet të rrisin luftën kundër ndryshimeve klimatike, paralajmëroi të premten kryeministri britanik Boris Johnson, duke theksuar se qytetërimi mund të shembet po aq shpejt sa Perandoria Romake nëse nuk bëhet më shumë.

Johnson, i cili i bëri komentet vetëm disa orë përpara fillimit të samitit dy-ditor të liderëve të “G20”-ës në Itali, tha se brezat e ardhshëm do të përballen me urinë, konfliktin dhe migrimin masiv nëse nuk do të bëhej më tepër për të trajtuar ndryshimin e klimës.

“Nuk ka dyshim se ky është realiteti me të cilin duhet të përballemi” u tha ai gazetarëve, duke paralajmëruar se kushtet e jetesës mund të përkeqësohen me shpejtësi nëse bota nuk ndryshon kursin.

“Ne e pamë këtë me rënien e Perandorisë Romake dhe më vjen keq ta them këtë, por është ende e vërtetë sot”, tha ai.

Kjo është hera e parë në dy vjet që shumica e udhëheqësve të “G20”-ës ka arritur të kenë diskutime ballë për ballë për shkak të Covid-19.

Kriza shëndetësore dhe rimëkëmbja ekonomike do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të bisedimeve, por diskutimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm do të përqendrohet në atë se sa larg duan të shkojnë udhëheqësit në mënyrë që të zvogëlojnë sasinë e gazeve serrë të lëshuara në atmosferë dhe të ndihmojnë vendet më të varfra të përballen me ngrohjen globale.

Vendet e G20-ës, të cilat përfshijnë Brazilin, Kinën, Indinë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, përbëjnë më shumë se 80% të PBB-së botërore, 60% të popullsisë së botës dhe emetojnë rreth 80% të dioksidit të karbonit.

Shumë liderë pas Romës do të udhëtojnë në Glasgow për të marrë pjesë në Samitin e Klimës së OKB-së (COP26). Ai konsiderohet jetik në trajtimin e kërcënimit të rritjes së temperaturave globale dhe efekteve të tij, si rritja e nivelit të detit, stuhitë, përmbytjet dhe thatësirat.

“Pak para COP26 në Glasgow, të gjitha rrugët drejt suksesit kalojnë përmes Romës”, tha dje Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Megjithatë, pritshmëritë për përparim të rëndësishëm kanë rënë pas vendimit të presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij rus Vladimir Putin për të mos udhëtuar në Glasgow dhe për të marrë pjesë në samit online.

Shpresat e presidentit amerikan Joe Biden për të provuar se vendi i tij tani është në ballë të luftës kundër ngrohjes globale janë shuar pasi ai nuk arriti të bindë demokratët këtë javë për të mbështetur një paketë shpenzimesh mjedisore dhe mbështetje për ekonominë prej 1.85 trilionë dollarë.

g.kosovari

Next Post
I shpëton edhe sot policisë/ Kush është Bujar Sefa i dënuar në Itali. Furnizonte tregun me kokainë nga Holanda

I shpëton edhe sot policisë/ Kush është Bujar Sefa i dënuar në Itali. Furnizonte tregun me kokainë nga Holanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

I plagosuri në protestë dërgohet në Itali, Rama: Nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha (VIDEO)

October 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In