• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshime të rëndësishme në bllokun e banimit në rrugën “Kel Kodheli”

by Java News
21/08/2019 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blloku i banimit mes Rr. “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla” në Njësinë 7 në Tiranë ka ndryshuar tërësisht pamje. Bashkia e Tiranës ka ndërtuar 7 rrugë kryesore në një zonë ku dominojnë ndërtimet e pas viteve 1990, me vila 1-3 kate, por edhe pallate. Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se realizimi i këtij investimi është treguesi më i mirë se premtimet nuk janë për fushatë.

“Kemi qenë këtu ditën e parë të fushatës dhe sigurisht, njerëzit gjithmonë thonë: ‘Hë se kjo bëhet për fushatë’! Fakti që jemi këtu sot në mes të verës do të thotë që ‘Jo’ nuk bëhet për fushatë, ishte një punë që duhej bërë dhe më vjen mirë që u bë me cilësi”, tha Veliaj. Teksa siguroi se Njësia 7 do të ketë një bum investimesh këtë mandat, kreu i Bashkisë shtoi se pavarësisht minorancave të zhurmshme, puna do të vijojë për rehabilitimin e lumit të Lanës e të Unazës së Re.                                                                                                                                                      “Jam shumë i kënaqur nga mënyra si është punuar në Njësinë 7. Këtë mandat Njësia 7 do të përjetojë disa ndërhyrje masive, si rehabilitimi i Lanës, patjetër do të bëhet Unaza e Re. Ne nuk mund të lejojmë minoranca të zhurmshme që bllokojnë një mëhallë të tërë për të aksesuar një rrugë që sjell ekonomi, zhvillimin”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi se sikurse po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë edhe projekti nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. “Njerëzit nuk jetojnë vetëm në autostrada dhe vetëm buzë Lanës, njerëzit jetojnë në lagjet e tyre. Do të ecim paralelisht në dy fronte. Pra, me projektin e Unazës së Madhe dhe me projektin e rehabilitimit të Lanës, me Bulevardin, shëtitoren me tre korsi në të dy anët e Lanës, siç po bëhet zgjatimi nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, ashtu do të vazhdojë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Por, njëkohësisht do të vazhdojmë edhe me punimet e Unazës së Madhe te Astiri. Kush ka pronë do të marrë lekët, kush s’ka pronë, por ka nevojë për strehim, do të marrë strehim, por projekti më i rëndësishëm i Tiranës nuk mund të bllokohet nga 30 zhurmaxhinj”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku deklaroi se me buxhetin e parë të Bashkisë së Tiranës për këtë mandat të dytë do të nisë vrullshëm edhe projekti i 100 Lagjeve. Ai premtoi se investime të tilla të ngjashme, si rehabilitimi i këtij blloku, do të vijojë në çdo lagje dhe apeloi për mirëmbajtje. “Do të vazhdojmë pastaj në nivel kapilar. Siç kemi filluar me këtë bllok, do të vazhdojmë me blloqet edhe në lindje edhe në perëndim të Rr. “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla”. Dua shumë që t’i ftoj qytetarët t’i mirëmbajnë ato”, deklaroi Veliaj.

Investimi i Bashkisë së Tiranës në këtë bllok përfshiu ndërtimin dhe rikonstruksionin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave bardha, vendosjen e ndriçimit rrugor LED si dhe linjat e tjera rezervë nën tokë. Gjithashtu, falë edhe bashkëpunimit me banorët e zonës të cilët liruan hapësirë nga oborret e tyre, është bërë ndërtimi me mure rrethues me veshje dhe kangjella dekorativë, duke i dhënë një pamje uniforme dhe estetike gjithë zonës./ l.m

Next Post
Prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut shoqërohet në Polici (video)

Prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut shoqërohet në Polici (video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In