Në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë emëruar sot dy zëvendësministrat e rinj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kështu, bëhet e ditur se dy zëvendësministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.
Shtino dhe Haxhiu kanë zëvendësuar Besa Shahinin, e cila tashmë është emëruar ministre e Arsimit dhe Taulant Mukën i cili dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit.
E.Xha./