• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

16 shkurti i opozitës, Basha fton banorët e Burrelit: Hajdeni të rrëzojmë Ramën, ky është thelbi i protestës

by Java News
13/02/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimve me qytetarët për ti ftuar në protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë.

Ditën e sotme Basha ndodhej në Burrel, ku ka ftuar qytetarët ti bashkohen protestës për të rrëzuar qeverinë Rama.

Kryedemokrati në takim me qytetarët u shpreh se problemi kryesor është vjedhja e taksave  dhe bashkëpunimi i pushtetit me oligarkët, teksa shton se kjo gjë do të marrë fund sapo ai të bëhet kryeministër.

“Taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë dhe e naftës nuk janë thjesht rritje, por kjo është vjedhje. Këta janë kapur duke vjedhur studentët, janë kapur duke vjedhur edhe votat dhe këtë e tregoi Zëri i Amerikës. Sot shqiptarët e kanë parë se këta kanë dalë lakuriq, sepse u kapën duke vjedhur.

Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për  Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, tha Basha.

Pjesë nga biseda e Bashës me qytetarët:

Biznesi i vogël: Jemi copë- copë. S’ka fuqi blerëse. Një xhup e shes 3000 lek të vjetra. Për katër vite asgjë nuk është bërë në Burrel. Asgjë.

Basha: Burreli është goditur shumë rëndë nga kriza ekonomike. E gjithë Shqipëria është goditur, por Mati dhe qytete si Kukësi, e ndjejnë në palcë.

Arsyeja është vjedhja, sepse taksat e larta, çmimi i lartë i naftës dhe energjisë, janë vjedhje e pastër. Para që hiqen nga xhepi i njerëzve dhe i shkojnë hajdutëve në qeveri dhe krimin. Fati juaj është në dorën tënde. Janë kapur duke vjedhur biznesin, studentët, minatorët, naftëtarët, shëndetësinë, votat siç e tregoi edhe VOA dhe këta po ju heqin bukën e gojës për të mbushur xhepat e tyre dhe kriminelëve dhe hajdutëve për të cilët punojnë.

Këta kanë dalë lakuriq para syve të botës sepse janë kapur duke vjedhur. Nisën të prishën shtëpitë në Tiranë ku kishte edhe Matianë. Sepse donte të merrte lek kompania DH Albania që nuk eksiston fare, 18 milionë euro.Të njëjtës kompani OST do t’i jepte 12 milionë euro.

Teatrin në Tiranë do ta prishnin për 200 milionë euro dhe pastaj VOA nxori se si vidhnin votat me Gjushin dhe Avdylajt. Me paratë që kanë vjedhur nga ju, kanë blerë karriget. Në Mat nuk është bërë asnjë rrugë.

Next Post
Reagimi/ Gjylameti i përgjigjet Arta Dades: E dashur, s’ke pse më sulmon me gazetën e djalit. Rama nuk rrëzohet me gjoba

Reagimi/ Gjylameti i përgjigjet Arta Dades: E dashur, s’ke pse më sulmon me gazetën e djalit. Rama nuk rrëzohet me gjoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama replikon me një protestues: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Sot feston 62-vjetorin, Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

July 4, 2026
Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

Flakët në malin e Shëngjinit, ndërhyn edhe helikopteri i ushtrisë! Nuk rrezikohen banesat

July 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Amerika, 250 vjet: historia e një vendi që ndryshon kur qytetarët reagojnë

July 4, 2026
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur Koço Qendro, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

July 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 5 korrik 2026

July 4, 2026
Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

Pushues nga Kosova drejt bregdetit/ Fluks i lartë hyrjesh në Morinë, 2 aksidente në Vërmicë shtojnë trafikun

July 4, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

July 4, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Gjuha dëshmon krizën e besimit mes politikës dhe shoqërisë

July 4, 2026
Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë dhe me radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

July 4, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Paqja është rruga!

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In