Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu deklaroi se protesta e sotme e opozitës ishte një dështim, pasi rrugët u mbushën me militantë. Sa për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit, Pjerin Ndreu tha se është në krah të banorëve të Kukësit e zonave përreth dhe se këtë qëndrim ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Rama.
Sipas tij, vetë kryeministri Rama ka zhvilluar një mbledhje me një grup deputetësh ku ka marrë përgjegjësinë për të lehtësuar barrën e banorëve të Kukësit.
“Kjo ka qenë diçka e pa koordinuar. Kemi bërë një takim, ja thamë edhe kryeministrit. Kryeministri nuk ka qenë kundër idesë që kuksianët duhet të lehtësohen. Furgonat dhe autobusët e kanë zero taksën… ndoshta ka pasur një mos rakordim në kohë që solli edhe protestën e tyre. As neve vetë nuk ishim shumë të informuar. Kryeministri është i vendosur që përdoruesit e shpeshtë të rrugës do të lehtësohen. Kërkesa e kuksianëve është në zgjidhje. Kjo kërkesa që kanë këta (opozita) është pjesë e një axhendë tjetër, nuk ka pse mbështetet nga shqiptarët”,- sqaroi deputeti socialist.
ma.me