• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali/ Formimi i qeverisë së re, partitë kryesore takim me Presidentin

by Java News
05/04/2018 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar sot dita e dytë dhe e fundit e konsultimeve politike të presidentit italian Sergio Mattarella  për formimin e qeverisë së re.

Partitë kryesore politike në vend kanë prezantuar para kreut të shtetit propozimin e tyre për ekzekutivin e ri italian dhe programin e tyre qeverisës.

Partia Demokratike u përfaqësua në këtë takim nga kryetari i përkohshëm i saj Maurizio Martina, i zgjedhur pas dorëheqjes së Matteo Renzit deri në pritje të zhvillimit të Kongresit të Partisë.

Partia Demokratike i ka referuar Presidentit të vendit se ajo është një minorancë parlamentare e synon të jetë një forcë opozitare e pa përfshirë në qeverisjen e ardhshme.

“Për ne nuk ekziston asnjë hipotezë koalicioni qeverisës me forcat e tjera politike, por mund të ndihmojmë vendin dhe në opozitë,”-deklaroj pas takimit me kreun e shtetit kryetari i PD Maurizio Martina.

“Kush ka fituar zgjedhjet të marr përgjegjësinë për të qeverisur,”-tha ai.

Gjithashtu Partia Demokratike ka kërkuar që programi i qeverisë së ardhshme, t’i kushtojë një vëmendje të veçantë problematikave sociale, çështjes së emigracionit, zhvillimit ekonomik si dhe konfirmimit të aleancave ndërkombëtare me rolin e Italisë për të konfirmuar integritetin europian.

Krejt ndryshe është qëndrimi i liderit të partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi i cili ka kërkuar kreut të shtetit një qeveri të së djathtës si koaliconi fitues në zgjedhjet e 4 marsit.

“Qeveria e re italiane duhet të jetë një qeveri e qendrës së djathtë me kryeminstër të zgjedhur nga Partia Lidhja, forca fituese brenda koalicionti tonë,”-deklaroi Berlusconi.

“Italia ka nevojë urgjente për një qeveri për të përballuar e zgjidhur problemet e qytetarëve,”-u shpreh para gazetarëve Berlusconi. “Një qeveri e bazuar në një program koherent, e aftë për të punuar me numrin e duhur të mazhorancës në parlament për të arritur marrëveshje të qarta me forcat e tjera politike.”

Për Sivlio Berlusconin, koaliconi i qendrës së djathtë është i hapur të dialogojë me të gjithë, por është kundër populizimit e kundër një qeverie të bazuar tek urrejtja e frika.

Të njëjtin mendim ka shprehur dhe lideri i Partisë Lidhja, Matteo Salvinit, i cili e ka komentuar takimin me Presidentit Mattarella, si mjaft pozitiv e konstruktiv.

“I deklarova kreut të shtetit se jemi gati të qeverisim për 5 vite e ardhshme,”-tha ai. “Jemi kundër një qeverie të përkohshme dhe të improvizuar, jemi për një qeveri të qendrës së djathtë por është i pa evitueshëm fakti që në këtë qeveri të jetë pjesë dhe Lëvizja 5 Yje. Jemi kundër çdo vetoje e të hapur të dialogojmë me të gjithë për të pasur një ekzekutiv të qëndrueshëm. Programi ynë qeverisës do të jetë reforma në sistemin  e punës, refomra e pensioneve e reforma fiskale.”

a.ç

Next Post
Spitali Durrës: 3-vjeçari mbërriti pa puls dhe pa tension, humbi jetën rrugës

Spitali Durrës: 3-vjeçari mbërriti pa puls dhe pa tension, humbi jetën rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In