• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndotja e mjedisit/Arsyeja që makinat tona nxjerrin tym të zi

by Java News
05/01/2019 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A e keni parë sa janë shtuar automjetet që qarkullojnë në rrugë dhe që nxjerrin tym të zi?! Aq shumë saqë shpesh është e pamundur të ecësh në rrugë, pasi nëse njëra prej tyre të kalon pranë rrezikon të asfiksohesh. Dhe situata duket se vetëm sa po përkeqësohet dhe askush nuk po merr ndonjë masë për të ndaluar këtë tym që është burim sëmundjesh.

Ekspertët japin tre arsye për këtë situatë: Së pari vjetërsia e makinave që qarkullojnë në vend, teksa më shumë se 90% e stokut të automjeteve është mbi 10 vjet, së dyti, cilësia e karburantit që qarkullon në Shqipëri dhe së treti mungesa e kontrolleve nga SGS, kompania që bën kontrollin vjetor të automjeteve. Për ta një situatë e tillë është e pakonceptueshme, teksa rekomandojnë liberalizimin e shërbimit të kontrollit teknik dhe rritjen e kontrollit mbi cilësinë e karburanteve.

“Nuk e kuptoj as sot, sesi ka mundësi që makina të tilla janë ende në qarkullim!?”, thotë Gentian Bushati, menaxher i përgjjithshëm i Porsche Albania. “Habia ime i referohet aspektit ligjor, që përcakton më së miri lejimin e çlirimit të gazrave në atmosferë nga makinat me djegie të brendshme, të cilat duhet të kontrollohen rigorozisht nga SGS, kompania përgjegjëse për kontrollin teknik të automjeteve në Shqipëri.”

Ai thotë se duhet të ketë angazhim të disa pushteteve, si ai qendror, madje situata alarmante për sa i përket kontrollit të makinave duhet të ndryshojë sa më shpejt. Për sa u përket karburanteve, ndërgjegjësimi i përdoruesve të mjeteve ka arritur aty ku të gjithë kritikojnë cilësinë e ofruar të karburanteve në Shqipëri.

“Ne kemi problem me ligjshmërinë, sepse po t’i referohemi ligjit apo institucioneve që merren me kontrollin e kalibrimin e këtij sektori, gjithçka duhet të jetë në parametra optimalë, por siç edhe publiku e di, një gjë e tillë nuk ndodh, cilësia e dobët, por edhe saktësia në mbushje shpeshherë, shënon më shumë sesa litrat”, pohon Bushati.

Ai rekomandon që Qeveria duhet të ndërhyjë që të përmirësojë cilësinë e karburanteve të përdorura në Shqipëri për të mundësuar përmirësimin e mjedisit, por edhe për të ulur kostot e dëmeve që shkakton kjo cilësi në mjetet që përdorim përditë.

Për Eno Zenelin, drejtor i Automaster, importuesi zyrtar i Fiat Chrysler Automobiles, problemi kryesor qëndron te cilësia e karburantit. “E shohim çdo ditë në servis. Është një situatë e vjetër tashmë dhe zgjidhjet janë shumë të thjeshta, por duhet vullnet i fortë nga organet ligjzbatuese. Fakti që asnjë prej markave prestigjioze ndërkombëtare nuk është e pranishme në tregun e karburantit tregon që kemi një problem me këtë sektor dhe kryesisht me cilësinë e tij”, pohon Zeneli.

Reinaldo KRISAFI, CEO i Tendence3a, distributor zyrtar Renault Dacia Nissan, pohon se kjo situatë vjen si pasojë e shumë faktorëve që tashmë dihen, cilësia e dobët e karburantit, kryerja jo në kohën e duhur e serviseve të automjeteve, mjete të amortizuara me apo pa kryer shërbime periodike dhe teknike.

“Vendimi i qeverisë për futjen në treg të mjeteve së fundmi Euro 5, si dhe masat shtrënguese që duhet të jenë në homologim në Euro 5, të mjeteve aktuale që qarkullojnë dhe standardi i karburantit, njëkohësisht dhe liberalizimi i kontrollit periodik, janë faktorët më të mëdhenj që so të zgjidhnin problemin e ndotjes në Shqipëri”.

Sokol Kodra, drejtor i Auto Star Albania Sh.A, distributori ekskluziv i Mercedes-Benz në Shqipëri cilëson si një nga arsyet kryesore faktin që vitet e fundit është rritur ndjeshëm vjetërsia e makinave në qarkullim dhe numri i makinave me vjetërsi të lartë, përfshirë dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Për shumë arsye, mjetet e vjetra djegin çfarëdolloj karburanti dhe as që duan t’ia dinë për cilësinë apo tymin që lëshojnë nga pas.

Së dyti, shton ai niveli i ndotjes dhe sistemi i tyre i reduktimit të emetimeve është i vjetruar dhe me kalimin e viteve, edhe performanca e tyre bie ndjeshëm dhe rezultati është tymi apo emetimet që ata lëshojnë. Të sjellësh automjete me motorë Euro 0-2 pa asnjë lloj standardi, sigurisht që bëjnë tym gjithë rrugën.

Pa llogaritur pastaj automjetet e tonazhit të rëndë me motor Euro 1, që shpenzojnë 25-40 litra naftë që bëjnë mjegull gjithë autostradën. Këtu tek ne nuk ka asnjë kontroll dhe asnjë masë ndaluese. Është një fenomen që të gjithë e dinë, të gjithë e pranojnë nën zë, por nuk reagojnë. Sa më të reja automjetet (përfshirë furgonët dhe kamionët) aq më shumë kujdes imponojnë për vetë poseduesit.

Kodra nuk përjashton as problematikat që lidhen me cilësinë e karburantit, në kushtet e një tregu si Shqipëria, ku operojnë dhe kompani që nuk respektojnë ose manipulojnë cilësinë e produkteve që tregtojnë.(Monitor)

Next Post
Kryemadhi apelon për protestë të hënën

Nuk ndalet retorika e Kryemadhit: Rama ngriti një qeveri UFO-sh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In