• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

by Enver Robelli
13/09/2026 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpejtësia me të cilën po zhvillohet inteligjenca artificiale është frikësuese. Ajo mund ta marrë nën kontroll të gjithë internetin përmes një rrjeti botësh këmbëngulës, thotë Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic. Ai apelon që të ngadalësohet zhvillimi i modeleve të inteligjencës artificiale. Bota përreth nesh po diskuton për këto tema, ndërsa bota kosovare çdo ditë po zhytet më thellë në mendësinë mesjetare.

Enver Robelli

Ndërsa klasa politike e Kosovës nuk është e aftë ta konstituojë Kuvendin sipas rregullave, nuk arrin të pajtohet për zgjedhjen e presidentit, nuk ka një plan konkret e bindës se si do të qeveriset vendi në të ardhmen, cilat duhet të jenë prioritetet, çka duhet ndryshuar e çka flakur tutje në këtë vend – bota po lëviz në një sferë krejt tjetër.Për shembull: të shtunën, Dario Amodei, drejtuesi i kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, botoi një ese dramatike. Ai i bëri thirrje industrisë së inteligjencës artificiale (IA) ta ngadalësojë ritmin e zhvillimit të modeleve të reja. Amodei është i shqetësuar se ritmi i zhvillimit të IA-së mund të ketë pasoja «serioze» për njerëzit. «Duhet ta ngadalësojmë ritmin me të cilin përmirësojmë aftësitë e modeleve të inteligjencës artificiale», shkruan ai. «Përparimi do të vazhdojë të duket i vrullshëm dhe ne duhet ta përdorim me mençuri kohën e fituar.»

Amodei shpjegon se këtë verë zhvillimi i inteligjencës artificiale është përshpejtuar në mënyrë drastike, kryesisht për shkak të aftësisë në rritje të IA-së për të zhvilluar vetë gjeneratën e ardhshme të inteligjencës artificiale. E lexuat mirë: inteligjenca artificiale po i zhvillon vetë gjeneratat e ardhshme të inteligjencës artificiale.

Shqetësimi tjetër i Amodeit lidhet me incidentin e fundit që përfshiu OpenAI dhe Hugging Face. Në korrik, agjentë të inteligjencës artificiale dolën nga mjedisi i tyre i testimit për të hakuar një kompani tjetër. «Duke pasur parasysh përshpejtimin e zhvillimit të aftësive të inteligjencës artificiale, kam frikë se një tufë e tillë, brenda gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj, mund të jetë në gjendje ta marrë nën kontroll të gjithë internetin përmes një rrjeti botësh këmbëngulës», shkruan Amodei.

Ai u kërkoi kompanive kryesore të industrisë së inteligjencës artificiale t’u lejojnë verifikuesve të jashtëm qasje të përhershme dhe, në këtë mënyrë, të mundësojnë njëfarë kontrolli të jashtëm mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale. Këtyre kontrolluesve duhet t’u jepet e njëjta qasje si punonjësve të vetë kompanisë. Kështu, respektimi i rregullave dhe detyrimeve të sigurisë mund të mbikëqyret nga jashtë.

Ndoshta këtë fundjavë do të konstituohet parlamenti i Kosovës (ndoshta jo!), por me këtë qasje lojcake ndaj shtetit zor se së shpejti do të arrihet zgjedhja e presidentit. Rreziku i shkuarjes në zgjedhjet e katërta parlamentare mbetet i madh. Secila palë thotë se partia rivale është fajtore nëse ndodh kjo. Asnjë parti nuk pyet së pari veten: Cili është kontributi ynë si udhëheqës partiakë për t’i evituar zgjedhjet?

Partitë kanë përgjegjësi për të shmangur krizat politike. Deputetët gëzojnë besimin e qytetarëve dhe nuk janë aty për të zbatuar agjenda jashtëparlamentare dhe antishtetërore. Nga komercializimi i kaosit përfitojnë vetëm kundërshtarët e Kosovës. Ata nuk janë vetëm jashtë Kosovës.

Ndërsa bota politike kosovare po zhytet thellë e më thellë në mendësinë mesjetare, inteligjenca artificiale mund të arrijë në atë nivel saqë të zgjedhë mbase edhe presidentin e Kosovës. Pastaj politikanët e Kosovës mund të vazhdojnë muhabetet patriotike në mejhane e qebaptore ballkanike dhe, me shumë nge, të ndezin cigaren me eshkë e të gjuajnë njëri-tjetrin me prazhdë.

Bota nuk ka kohë ta presë Kosovën. Pas botimit të artikullit të Dario Amodeit reagoi një prej rivalëve të tij më të rëndësishëm, drejtuesi i kompanisë që zhvilloi ChatGPT-në, OpenAI. Sam Altman shkroi në platformën online X se ritmi i zhvillimit të modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të moderohet, pra duhet të ketë kontroll që bota të mos dalë nga kontrolli. Kosova ka dalë tashmë nga kontrolli.

Duke i dhënë fund këtij teksti, në telefonin tim u shfaq një «Breaking News» i revistës gjermane «Der Spiegel». Titulli: OpenAI shtyn hyrjen në bursë për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Ndoshta OpenAI ishte duke shpikur një klasë të re politike të Kosovës.

Mund të merret yrnek Diella e Edi Ramës. Që kur është emëruar «ajo» ministre në Tiranë, nuk ka më korrupsion, nuk ka më banda droge, nuk ka pastrim parash, nuk është zbuluar asnjë vilë në Palasë që i takon ndonjë vartëseje të Edi Ramës, madje me ndërhyrjen e Diellës janë dëbuar nga protestat në Tiranë edhe disa kosovarë të poshtër që shkuan të shkaktonin trazira në Shqipëri, atje ku populli ishte aq i lumtur, aq i kënaqur, aq jetëbardhë nën udhëheqjen e lavdishme të shoqes Diella.

Next Post
Biznesmeni i alarmuar ngre në këmbë policinë/ Çfarë gjeti te dera e dyqanit këtë mëngjes

Mbi 30 plumba drejt makinës së parkuar në Mat, gjendet i djegur automjeti dhe armët e autorëve

Comments 2

  1. Gjeli DETIT, i ka të mëdha koqet, prandaj duhen koqe gjela fushe. says:
    2 months ago

    Ka edhe zgjidhje tjetër i nderuar Robell.
    Duhet thënë pa frikë që, “KUR TË MBUSHET NJË KAZAN TË NJË KOMPANIE USHTRIE, ME KOQE GJELASH FUSHE”, atehere do të kemi një presilesh në Koqevari….

    Reply
  2. Duli Pinguli says:
    2 months ago

    Po ti kosovar i mbrapshte çfare ke me Shqipnine.Shqiprija ka kene shtet e ka per te kene shtet,i mire apo i keq kjo eshte pune e Shqiptarve por ju Koçevart as keni pas shtet as keni per te pase ndojhere.Perendimi e ka kuptu se analfabetet e Kosoves nuk mund te bajne shtet.Shumica e tyre me Al-Bin-el-Salehu i sherbejne Serbise por kete here veç po ju priti Salehu se Shqiptaret e tjere ska me jua hape deren.Nuk e meritoni,qellimi juaj eshte shkatrrimi i gjithe Shqiparise siç bate me shqiptaret e Maqedonise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In