• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndoka shprehet pro reformës në drejtësi dhe tregon dy kushtet për votën e tij

by Java News
17/06/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shprehet “pro” miratimit të reformës në drejtësi, por lë të kuptohet se vota e tij në Kuvend do të kushtëzohet nga dy faktorë. I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Ndoka theksoi se neni që legjitimon martesat brenda të njëjtit seks, i adoptuar në draftin final të reformës në drejtësi, është i papranueshëm. Kreu demokristian shtoi se ai nuk do ta votojë një nen të tillë, pasi sipas tij, martesat brenda të njëjtit cenojnë familjen.

“Unë jam kategorikisht kundër. Themeli i programit tonë demokristian është familja. Është e pabesueshme sesi po tentohet të kalohet disi fshehur, pa i dhënë atë rëndësinë që duhet t’i japë politika shqiptare kësaj çështje. Duhet të jenë preferencat e disa deputetëve që kanë çuar të bëjnë një hap të tillë. Nuk do ta votoj këtë nen. Jam “pro” reformës në drejtësi, por jam kundër këtij neni“, u shpreh Ndoka.

Një tjetër faktor që ndikon votën e Ndokës në Kuvend është mënyra sesi do të votohet. Ai thekson se një votë pazaresh në Kuvend dhe miratimi i reformës në mënyrë të njëanshme është e rrezikshme për vendin .

“Vota e PDK, nuk do të jetë një votë pazaresh, por do të jetë një votë dinjitoze. Tendenca për të miratuar në mënyrë të njëanshme reformën, me deputetë të trafikuar, është shumë e rrezikuar, e kemi provuar edhe në të kaluarën e problemet që kanë shkaktuar. Të paktën deri tani, është një ndër gjërat që unë do t’i konsideroja pozitive të z.Rama, i cili nuk ka tentuar dhe s’e ka pasur strategji në stilin e tij, për të peshkuar deputetë të opozitës“, theksoi Ndoka. /a.k

Next Post

Rikthehet Coco Austin... dhe djeg rrjetin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In