• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndoka nxjerr detaje nga diskutimet brenda opozitës: Mund të shkojmë në zgjedhje me dy koalicione

by A R
15/11/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se nuk ka ende një vendim përfundimtar politik për një marrëveshje me PD-në.

Ndoka u shpreh se, do të ishte interesante krijimi i dy koalicioneve opozitare pasi edhe pjesa programore do të ishte disi më e çliruar.

I pyetur nëse ka arritur PDK një marrëveshje me Partinë Demokratike për të dalë me një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit, Ndoka tha se, “normalisht akoma nuk ka një vendim përfundimtar politik, por ka një marrëveshje paraprake që të gjitha partitë opozitare të dalin në një koalicon të përbashkët”.

I pyetur nëse nuk arrihet një marrrëveshje me PD, a është i gatshëm për të krijuar një pol të tretë me partitë e tjera të djathta dhe ato që janë krijuar rishtaz, Ndoka tha se “janë vendime që do t’i marrë Partia Demokristiane në vazhdimësi. Por prioritet për ne është bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe një koalicion sa më i madh rreth saj. Pra është një bashkëpunim që vazhdon ndër vite. Jemi dy parti anëtare të Partive Popullore Europiane dhe kemi objektiva dhe detyrime politike edhe aty”.

I pyetur në lidhje me mundësinë që brenda opozitës, LSi dhe disa parti të tjera të garojnë me listë të veçantë, jo me listën e PD-së, a do të ndodhë kjo dhe a do të ishte më mirë për opozitën, Ndoka tha se, “normalisht që po diskutohen të dy variantet, pra edhe mundësia që të dalim me dy koalicione. Po shihet më tepër teknikisht se cila është mënyra më optimale për maksimalizimin e votave”.

“Unë personalisht gjykoj se do të ishte interesante krijimi i dy koalicioneve opozitare. Ndoshta edhe pjesa programore do të ishte disi më e çliruar. Sepse për fat në këto zgjedhje opozita ka harkun më të madh opozitar në këto vite pluralizëm nga e majta në të djathtë”, tha Ndoka

I pyetur se ku do të garojë në këto zgjedhje, Ndoka tha se, “për fatin e mirë jam i vetmi politikan, si kryetar partie që garoj vetëm në një qark, pra në zonën time elektorale dhe kjo do të ndodhë sërish edhe në këto zgjedhje”.

Sa i përket objektivit të PDK në zgjedhjet e 25 prillit, Ndoka tha se, “sa i takon kontributit që do të japë PDK për koalicionin, PDK sot është e gatshme me 140 kandidatët, të cilët do të funksionojnë si trupë zgjedhore nesër, për faktin që një listë e përbashkët nuk ka hapësira për të integruar të gjithë kandidatët tonë. Por sigurisht në ndonjë zonë zgjedhore që kandidatët tanë janë më të favorshëm, mund të integrohen brenda listës së opozitës, në bazë të hapësirave që mund të krijohen”. /a.r

Next Post
“Dobësia e thellë e kundërshtarit s’duhet të na…”/ Balla nga Elbasani: PS-në e shohin si forca e vetme që ndërton shtet

Balla, nga Elbasani: Vota për PS është votë për të ndarë të mirën nga e keqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Merret vendimi, Gjykata e Lartë lë përsëri në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj! Pritet zbardhja e verdiktit

September 15, 2026
Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

September 15, 2026
Gara për “Këpucën e Artë”, Seferi sfidon Manajn, realizon “dopjetë” në Turqi

Gara për “Këpucën e Artë”, Seferi sfidon Manajn, realizon “dopjetë” në Turqi

September 15, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

September 15, 2026
EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

September 15, 2026
FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

September 15, 2026
Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

September 15, 2026
Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

September 15, 2026
“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

September 15, 2026
“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com