• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndoka i përgjigjet Topallit: Po vajton për pushtetin e humbur

by Java News
01/07/2019 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i është përgjigjur ashpër, ish-deputetes së PD, Jozefina Topallit për deklaratën që kjo e fundit bëri një natë më parë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ndoka i kërkon Topallit të qetësohet, pasi sipas tij Basha nuk ka humbur pushtet, por ka fituar qytetarët.

Sipas Ndokës, Jozefina Topalli po vajton pushtetin e humbur.

“Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë!

Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoj qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përseri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa Ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoj ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.

Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.

Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatet e Opozitës së Bashkuar, por Ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë të kërkosh falje, së pari, Demokristianëve Shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar. Së dyti Jozefinë, a mundesh ti kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve.

Qetësoju Jozefinë, lutu Jozefinë; për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për Demokristianët Shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.

Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.

Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim Ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër”, shkruan Ndoka.

Next Post
DOKUMENTI që rrëzoi alibinë e PD-së për mbushjen e kutive të votimit

DOKUMENTI që rrëzoi alibinë e PD-së për mbushjen e kutive të votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In