Dy kallëzime të çuditshme kanë ndodhur në polici nga shtetas të ndryshëm për kafshët e tyre shtëpiake.
Një shtetas ka denoncuar në policinë e Vlorës se persona ende të paidentifikuar i kanë hyrë natën në shtëpi dhe i kanë vrarë me armë zjarri qenin.
Vetë policia ka njoftuar se kallëzimin e ka bere dje shtetasi shtetasi GJ.S, vjeç 51, banues në Vlorë”. Sipas tij më datë 04.08.2017, i janë futur në banesë, ku i kanë vrarë me armë zjarri një qen të rracës bóxer.
Ndërsa një tjetër kallëzim, po për një qen është bërë nga 51 vjeçari në qytetin e Beratit.
Më datë 07.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin F.V, vjeç 51, banues në Berat, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja L.H vjeç 53 banuese në Berat, se në vendin e quajtur ‘’Pedonalja’’, duke ecur me një qen prej dore, ja ka mar qenin me pretendimin se e ka të tijin dhe i ishte larguar nga shtëpia para njëzet ditësh. /b.d










