Gruaja dhe djali i kishin dhënë lamtumirën e fundit, të bindur se nuk do ta shihnin më. Kishin folur edhe me agjencinë funerale për ceremoninë mortore. Por Mal Martin, 58-vjeçari nga Cardiffi i Britanisë për të cilin flet sot shtypi i huaj, arriti të kthehet nga vdekja.
Mjekët i kishin dhënë zero mundësi mbijetese. Por historia mori një kthesë të papritur. Brenda pak orësh ndodhi një përmirësim i befasueshëm, dhe Mal u rikthye në jetë.
Gruaja e tij 49 vjeçe nga Cardiff në Uells, e kishte treguar historinë e trishto në Radio 4 në muajin prill, duke treguar se kishte pasur vetëm 10 minuta për ti thënë lamtumirë të shoqit 58-vjeçar me emrin Mal.
Dy fëmijët e tyre Hana, 16 vjeç dhe djali William, 13 vjeç, i premtuan se do e bënin krenar, teksa mendonin se po i thoshin fjalët e fundit. Pas kësaj, familja u përgatit për funeralin.
Por Mal kaloi 61 ditë i intubuar duke luftuar virusin, teksa mjekët arritën që ta nxjerrin nga intubimi duke e përshkruar si “mrekulli” rimëkëmbjen e tij.

/e.rr











