• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndocaj: 50% e deputetëve nuk fitojnë nëse votojnë emigrantët, se nuk blihen me miell

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Eduart Ndocaj tha në kuvend se emigrantët janë qytetarë shqiptarë të regjistruar dhe nuk ka nevojë për një regjistrim tjetër. Ndocaj denoncoi edhe faktin se në zgjedhjet e 23 qershorit kanë marrë pjesë emigrantë që nuk kanë qenë në Shqipëri.

“Ne jemi qytetarë shqiptarë, jo emigrantë. Ju na trajtoni si emigrantë. Kemi 25 vjet që kërkojmë të votojmë atje ku jetojmë. Ku të regjistrohemi ne? Unë jam regjistruar në Shqipëri, edhe fëmijët e mi. Kryeministri na premtoi se do votonim në zgjedhjet lokale. Shqiptarët kanë votuar tash 20 vjet edhe pse nuk kanë qenë në Shqipëri. Në zgjedhjet e 23 qershorit kam pa emra që nuk ishin këtu dhe kanë votuar. Ministri i Brendshëm i ka të gjitha regjistrimet e shqiptarëve në Itali”, tha ai.

Më tej, deputeti Ndocaj si një ish-emigrant tha se konsullata shqiptare në Milano nuk të jep informacion pa paguar 10 euro.

“Do na privoni shërbimet e konsullatës së Milanos që nuk të jep asnjë informacion pa i dhënë 10 euro? E kam denoncuar publikisht. Asnjë masë nuk është marrë për atë zonjë. Me plot sekserë jashtë. Cilat shërbime do na hiqni, ne nuk kemi pasur asnjë shërbim nga kjo sallë. Na keni tradhtuar që kur kemi dalë jashtë shtetit. Shërbimet e kujt do të na hiqni? Unë mendoj që nuk është e vështirë që të votojnë qytetarët shqiptarë. Duhet t’u jepet mundësia. Jam i bindur se 50% e deputetëve që janë këtu nuk kanë për të patur asnjë shans të hyjnë sepse emigrantët nuk shiten për një thes miell. Deputetë pa program, pa vizion”, deklaroi ai.

Më pas drejtuesja e seancës i ka shkëputur mikrofonin Ndocajt, pasi i kishte përfunduar koha. Por deputeti Gent Strazimiri që ishte planifikuar të fliste pas tij, ka kërkuar që koha e tij t’i kalojë Ndocajt.

Pas shumë zërave nga salla, Ndocaj ka rimarrë fjalën duke denoncuar këtë radhë kërcënimet në adresë të tij nga eksponentë të PS. Ndocaj tha se parlamenti duhet të marrë masa ndaj këtyre kërcënimeve.

“Jam edhe deputet i grupit parlamentar të PS dhe për shkaqet që kam ngrit se në qarkun e Lezhës ka probleme të mëdha sociale, mendoj se duke i ngritur këto probleme jam edhe kërcënuar nga individë të PS-së. Këtu nuk është as përmend se një deputet i PS-së është kërcënuar nga individë të PS-së. Ndaj kërkoj të merren masa dhe të mos e lini në harresë siç e keni lënë tash një javë”, deklaroi Ndocaj.

Next Post

Ja Halle Berry në jetën e përditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In