Një 40-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia në Himarë. Mësohet se ai ka vjedhur një makinë në zonën e Llamanit. Më pas është larguar me shpejtësi në aksin rrugor Himar-Sarandë. Policia sapo ka marrë njoftim është vënë në ndjekje të tij dhe pas disa minutash e kanë kapur.
“Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.
40-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjeve. Për këtë arsye vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera që mund të ketë kryer ai.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/s.f











