• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndikimi rus në PD, Flackenstein për akuzat e Berishës: Mëndja e tij e pakuptueshme!

by Java News
28/03/2018 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Knut Flackenstein ka reaguar lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e konsideronte si të lidhur me manjatin George Soros. Sipas artikulimit të  Berishës në televizionin “Fax News”, lihet të kuptohet se pas raportimeve në mediave ndërkombetëre mbi ndikimin rus në Partinë Demokratike, fshihet diplomati i lartë.

Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, i pyetur nga gazeta “TemA” mbi akuzat e adresuara ndaj tij, shprehet se nuk e kupton ish kryeministrin me këtë deklaratë që ka bërë duke lakuar emrin e tij.

“I dashur Andrea Danglli,

Faleminderit që kontaktoni përsëri me z. Fleckenstein.

Fleckenstein nuk e kupton se çfarë kishte në mendje zoti Berisha.

Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për ndikimin e Rusisë në PD,” shkruhet në reagimin dërguar në “TemA”.

Më poshtë po përcjellim edhe komentin e ish shefit të qeverisë në intervistën televizive që nxiti edhe reagimin e eurodeputetit gjerman.

“Kush i fryn fushatës pro ruse? Është Soros një nga më kryesorët. Sepse Soros, për të justifikuar sulmet e egra që i bëhen, thotë se këto m’i nxit Putin. Nga i di unë këto? Po i tregoj. Është një deputet gjerman që quhet Fleckenstein. Kam pasur muhabet me të dhe prapë ruaj një lloj respekti.

Ky vjen një ditë në Tiranë dhe deklaron se Berisha me këto deklaratat që bën për Soros, është e habitshme, se ai është personalitet i fortë dhe jo i dobët, që të bëj deklarata të tilla. Ky kishte dalë në listën e konfidentëve të Soros në Parlamentin Europian, dhe unë i përgjigjem dhe i them se Georgen mik mbaje, por mos e dëgjo,” nëvizoi Berisha.

Ndërkohë ai vendosi theksin edhe tek disa organizata të shoqërisë civile të cilat sipas tij janë sorosiane dhe kanë marrë garanci nga eurodeputeti mbi rolin e tyre.

“Ky thërret dhe bën një takim me pesë shoqata të shoqërisë civile, që të pesta sorosiane, dhe u thotë të mos bëhen merak se ato deklarata që bën Berisha kundër Soros e shtynë rusët. Pra çfarë kuptova unë me këtë. Kuptova që kjo ishte një stisje sorosiane për të mbuluar veprimtaritë e tij anti-demokratike, që ai zhvillon në vendet ish-komuniste”, përfundoi Berisha.

Next Post
‘Kathimerini’: Tsipras shtyn vizitën në Tiranë, ishte planifikuar gjatë Pashkëve!

‘Kathimerini’: Tsipras shtyn vizitën në Tiranë, ishte planifikuar gjatë Pashkëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In