• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihma ekonomike, MSHMS fton qytetarët të riaplikojnë: Opozita të mos abuzojë!

by Java News
02/03/2018 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklarataeve të PD se mijëra familje janë hequr abuzivisht nga ndihma ekonomike ka reafurar dhe Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria fton qytetarët që kanë ankesa dhe ata që duan të riaplikojnë, ndërkohë që bën thirrje që të mos instrumentalizohet një skemë, e cila është nisur nga qeveria Berisha dhe është pilotuar nga qeveria Rama 1.

MShMS: “Po punojmë për përfshirjen në programe punësimi dhe aftësimi profesional” Duke shprehur keqardhjen për instrumentalizimin politik të Reformës së Ndihmës Ekonomike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime për mospërfshirjen në skemën e ndihmës ekonomike, që të parashtrojnë ankesën e tyre pranë zyrave rajonale të shërbimit social dhe të riaplikojnë për përfshirjen në skemë. Zyrat e shërbimit social në çdo rajon do të jenë të hapura çdo ditë, nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19.00.

Po ashtu I bëjmë thirrje qytetarëve të drejtohen pranë bashkive përkatëse, të cilat kanë në dispozicion 6% të fondit tërësor të skemës së ndihmës ekonomike, për të përfshirë në skemë familjet që plotësojnë kushtet ligjore për përfitimin e ndihmës ekonomike. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje opozitës dhe posaçërisht kreut të saj, që në vend se të keqpërdorin për hesapet politike të partisë njerëzit që ankohen për mospërfshirjen në skemen e re të ndihmes ekonomike, të ndihmojnë në përfshirjen e tyre përmes bashkive përkatëse. Reforma e Ndihmës Ekonomike është një proces që as nuk ndalet e as nuk kthehet mbrapa me manovra politike abuzive. Ajo është hartuar në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria Berisha me Banken Botërore dhe është testuar me sukses për dy vjet me radhë nga qeveria Rama 1, në Tiranë, Durrës e Elbasan, në bashkepunim të ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore.

Njëkohesisht, është ngritur dhe po funksionon sistemi i ndërveprimit mes Sherbimit Social Shtetëror dhe Shërbimit Kombëtar të Punesimit, për përfshirjen me prioritet në programet e punësimit e të trajnimit të personave të aftë për punë, që kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Duke përgëzuar të gjithë ata që gjatë këtyre javëve të para të zbatimit të reformës i janë drejtuar Zyrave të Punës apo programeve të aftësimit profesional, ne i inkurajojmë të gjithë të tjerët, të bëjnë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, siç kemi informuar vazhdimisht, strukturat e mbrojtjes sociale po verifikojnë një për një pretendimet e subjekteve të prekura nga reforma dhe krahas konstatimit të një volumi të madh abuzimesh, kanë kryer e do të kryejnë korrigjimet përkatëse për çdo ankese legjitime.

Next Post
Trafik droge drejt Greqisë, lihen në burg 12 anëtarët e grupit kriminal në Sarandë

Trafik droge drejt Greqisë, lihen në burg 12 anëtarët e grupit kriminal në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In