• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndihma ekonomike, Klosi: Reforma zeron abuzimin, rrit shkallën e përfitimit

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi ka prezantuar sot reformën e re në skemën e ndihmës ekonomike ku ka thënë se ajo synon zerimin e abuzivizmit me këtë skemë dhe riintegrimin e familjeve të përfshira në skemë.
“Sistem i ri i hartuar me kujdes ka qëllim që abuzimi është zero. Kjo reformë kërkon kurajë e guxim nën asistimin e bankës botërore, ajo nuk u bë nga qeveria e kaluar pasi humbiste mekanizmin për përfitime elektorale. Varfërisë duhet ti shkosh në rrënjë për ta luftuar. Reforma e re ka dy shtylla: 1. Rritjen e masës së përfitimit dhe 2. Punën për daljen nga varfëria. Programi nis shndërrimin në riintegrimin social. Ne kemi testuar programin në 3 qarqe ku kemi funksionuar me një model të ri. Faleminderit bankën botërore për asistencën e këmbënguljen që ky proces të jetë histori suksesi. Nuk do përjashtohet asnjë nga skema që ka TV, makinë, lavatriçe apo nëse merr pagë minimale. Ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme nuk përjashtohen nga ndihma ekonomike. Qasja jonë ndryshon shndërrimin e skemës së ndihmës ekonomike nga pasive në aktive që do iu shkojë atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit. Qëllimi është punësimi i përfituesve të ndihmës ekonomike. Shërbimi kombëtar i punësimit po përgatit një paketë me tre oferta punësimi në sektorë të ndryshëm për personat në asistencë” tha Klosi.

E pranishme në këtë prezantim, kryetarja e bashkisë Shkodër tha se fondi i shërbimeve sociale duhet të jetë në duart e pushtetit vendor.

“Për ligjin e ri duhet të bëhet transferimi i plotë i këtij funksioni tek ata që e kanë përgjegjësinë. Duhet ti jepet fund abuzimit me ndihmën ekonomike. Nevoja për administrim në nivelin vendor të shërbimeve ditore, rezidenciale të integrimit social për të rinjtë, familjet, fëmijët, të moshuarit, nënat e vajzat do të duhej të transferoheshin. Ne kemi nevojë për mbështetje teknike e metodologjike, bashkëpunim e bashkërendim dhe nevoja për financa. Duhet të ngrihet fondi social në duart e pushtetit vendor. Duhet të vazhdojmë që ta bëjmë të mundur sistemin e menaxhimit të ndihmës ekonomike të funksionojë për një sistem planifikimi. Duhet të implementohet mirë reforma për të përjashtuar kaosin. Për politikat sociale, pushtetit vendor i duhen financa” tha ajo.

Përfaqësuesja e BB në shqipëri Tahseen Sayed ka thënë në prezantimin e kësaj reforme se është e domosdoshme që të krijohet baza e të dhënave dhe sistemi të jetë transparent.

Ndërkohë, ajo ka shtuar se menaxhimi i skemës së re duhet të reduktojë varfërinë.

“Menaxhimi i skemës së re duhet të reduktojë varfërinë. Janë analizuar problemet që në origjinë. Është paraqitur skema e re me gabimet e bëra në të kaluarën nga ekspertë botëror. Roli i administratorëve të rinj do të jetë i rëndësishëm. Është mundësi për daljen nga varfëria të familjeve në nevojë. Kjo është një skemë ambicioze por varet nga disa faktorë. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe pushtetit vendor. Informimi për të ardhmen është ajo që do ta mbajë këtë reformë efektive. Ky është një sektor kyç që do tregojë mirëqënien e familjeve shqiptare. Kërkohet të modernizohet administrata. Është anashkaluar situata kur punohej me dosje. E rëndësishme është eficeca e reformave. Shqipëria ka nevojë për politika të reja. Ka rëndësi të krijohet baza e të dhënave. Synimi ynë ishte që sistemi të ishte transparent dhe të identifikohen gabimet e së kaluarës në skemë” tha Sayed.

ma.me

Next Post

Tenton të kryejë seks me dhunë me 53-vjeçaren, shpallet në kërkim  29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

November 9, 2026
Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

November 9, 2026
Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

Kufizimet për gazetarët në GJKKO, Kushtetuesja pranon për shqyrtim kërkesën e AGSH-së për shfuqizimin e Rregullores!

November 9, 2026
Koronavirus prek aktorin e humorit Florian Binaj: Jam vetëizoluar pas testimit, ja ku u infektova

“E konfirmoj, pa diskutim!”- Florjan Binaj shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, por a do e mbështesë PD këtë herë?

November 9, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama njofton skemën e re të “Bonusit të Bebes”: Mbështetje financiare deri në 10 mijë lekë çdo muaj për 5 vite me radhë!

November 9, 2026
BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë, Kallas zbulon vendimin

‘Luftë’ e re në BE, Marine Le Pen kërkon “eliminimin politik” të Kaja Kallas!

November 9, 2026
Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In