• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndiheni i lodhur edhe pasi keni fjetur?! Ja 14 arsye se përse ndodh kjo

by Java News
18/04/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e gjumit nuk është e vetmja arsye nëse ne jemi të lodhur gjatë ditës. Janë disa arsye të tjera të vogla, të cilat i bëjmë ose jo, ato që më shumë na shkaktojnë lodhjen.  Më poshtë janë të renditura këto arsye dhe mënyra se si ne të arrijmë të jemi plot energji.

1. Të mos stërvitesh kur je i lodhur

Të ndalosh së bëri ushtrime fizike, kur ndjeheni të lodhur mund të ndikojë negativisht tek ju. Nëse ju mendoni se po kurseni energji e keni shumë gabim. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Gjeorgjisë, të gjithë ata persona të cilët filluan të stërviteshin rregullisht tre herë në javë për rreth 20 minuta për seancë, pas gjashtë javësh ndjeheshin më pak të lodhur dhe më me shumë energji.

2. Nuk pini ujë mjaftueshëm

Dehidratimi është një shkak që ju ndjeheni të lodhur, shpjegon Amy Goodson, dietologë në Teksas. Dehidratimi shkakton reduktim në volumin e gjakut, shpjegon Goodson, që e bën gjakun më të trashë. Kjo bën që zemra juaj të pompojë më ngadalë, duke ulur shpejtësinë me të cilën oksigjeni arrin muskujt dhe organet.

3. Ju nuk jeni duke konsumuar hekur mjaftueshëm

Mungesa e hekuri mund t’ju shkaktojë një gjendje plogështie, nervozizmi, dobësie dhe do ju ulë nivelin e pëeqëndrimit. “Kjo ju bën të lodhur për shkak se më pak oksigjen udhëton nëpër muskujt dhe qelizat tuaja”, thotë Goodson.

4. Përpiqeni për të qënë perfekt

Të qënit të përkryer, e cila për hir të vërtetës është e pamundur, ju bën të punoni shumë më shumë dhe të sforconi veten tuaj pa qënë nevoja, shpjegon S. Levine, profesor i psikiatrisë në degën e mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut.

5. Të mendosh negativisht

Supozojmë se ju jeni shumë të frikësuar për të ngarë biçikletën tuaj, sepse keni merakun e ndonjë aksidenti të mundshëm, atëherë ju jeni fajtori i vetëm për këtë “katastrofë”. Të mendosh skenarin më negativë të mundshëm, ju bën të kaloni në një gjendje ankthi dhe të jeni të lodhur mendërisht, thotë Levine.

6. Mosngrënia mëngjesit

Ushqimi që ne hamë, shërben si karburant për trupin tonë dhe kur flemë, trupi ynë vazhdon të përdorë atë që kemi konsumuar darkën e një nate më parë për të vazhduar qarkullimin e gjakut. Pra, kur ne zgjohemi në mëngjes duhet ta furnizojmë trupin tonë me kalori, që të jetë i aftë në përballimin e një dite të re. Anashkalimi i mëngjesit na bën të ndjehemi më të ngadaltë.

7. Kequshqyerja

Kequshqyerja është një nga shkaktarët kryesorë të lodhjes suaj gjatë ditës. Dieta juaj ushqimore duhet të përmbajë të gjithë vlerat ushqyese në mënyrë të balancuar.

8. Ju nuk dini të thoni “jo”

Nëse deri më sot, ju nuk mundni t’i thoni njeriu një “jo” si përgjigje, është koha që ta praktikoni për të mirën tuaj. Nuk është aspak çudi që shefi juaj mund t’ju kërkojë të dilni në punë dhe të shtunën, e ju me shumë mundësi nuk do mund ta kundërshtonit. Ju duhet ta mësoni veten tuaj për të thënë “jo” me zë të lartë, sugjeron Susan Albers, psikologe.

9. Një zyrë e çrregullt

Një tavolinë pune e çrregullt ju shteron energjitë në punë dhe gjithashtu bën që të humbisni përqëndrimin në punë , sipas një studimi të Universitetit të Princeton.

10. Punoni gjatë pushimeve

Të kontrollosh email-et gjatë pushimeve, ndëkohë që në të vërtetë duhet të ishe duke u relaksuar në diell, është një arsye e fortë se përse ju ndjeheni të rraskapitur. Është njësoj sikur dikush të na kthejë në zyrë me forcë. “Kur ne e marrim kohën e pushimit si duhet ne do të jemi më kreativ, produktiv dhe efektive kur të kthehemi nga pushimet”, thotë Lombardo.

11. Konsumimi i një (ose dy) gote vere para gjumit

Një gotë verë para gjumit tingëllon mirë, por në të vërtetë mund të ketë një ndikim negativ. Nëse ne konsumojmë një ose më shumë gota vere para gjumit, atëhere ne me shumë gjasa do të zgjohemi gjatë natës nga alkooli.

12. Të kontrollosh email-in në kohën e gjumit

Drita e dukshme e një tableti, smartfoni, ose ekrani kompjuteri mund të hedhin jashtë ritmin normal të trupit tuaj duke shtypur melatonin, një hormon që ndihmon rregullimin e gjumit dhe të zgjimit, thotë Dr. Toëfigh.

13. Konsumi i tepërt i kafeinës

Studimet tregojnë se deri në tre gota kafe në ditë është mirë për ju, por duhet të bëjmë kujdes me tejkalimin e kësaj norme. Një studim ka zbuluar se konsumimi i kafeinës edhe gjashtë orë para gjumit ndikon negativisht, transmeton TCh.

14. Qëndrimi deri vonë në fundjavë

Të gjithë mezi i presim fundjavat për t’u argëtuar e dashur pa dashur argëtimi mund të na gjejë zgjuar mëngjesin e ditës pasardhëse. Nje çekuilibrim i gjumit mund të ndikojë që ne ta nisim javën më të lodhur.

Next Post

25 vjetori parlamentit/ Meta: Do mbahemi mend si Kuvendi i reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In