• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

by A R
21/05/2025 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashamir Shehi, i ftuar në studion e “Ditarit” nga Denisa Pasholli, në A2 CNN, shpjegoi më gjerësisht pse dha dorëheqjen nga kryetar i koalicionit “Djathtas për zhvillim”.

“Dhashë dorëheqjen sepse humbëm. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi. U munduam këto dy vite, u munduam të negociojmë me partitë e vogla apo të reja dhe nuk ia arritëm. Është dështimi im sepse e mora përsipër këtë punë dhe nuk i bashkova dot. Atyre që çanë rrethimin, i uroj punë të mbarë. Ky rezultat ka brenda edhe tharmin e një trishtimi opozitar, që harxhoi 4 vite për të zgjidhur hallin e 2-3 familjeve. Humbësit e mëdhenj, se ne jemi të vegjëlit, janë ata të grupit të PD-së. Sali Berisha për vete ka dalë i fituar, ndoshta është fitorja më e madhe e tij politike. Sot ka 50 deputetë dhe është i lumtur. Edi Rama në pushtet, Berisha kontrollon opozitën”, tha Shehi.

“PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale. Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi.

Kur u pyet nëse ka bërë gabime, Shehi tha: “Unë nuk kam bërë gabime, unë jam gabimi vetë. Në politikë ka nevojë për gabimtarë si unë, që thonë ca të vërteta në kurriz të vetes. Më thonë mua që kam bërë gabim sepse mund të isha te lista e deputetëve, por nuk ia vlen. Kam qenë deputet dhe nëse do të vazhdoja, bëhem dhe unë bashkëfajtor.

Next Post
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqja kërkon pafajësinë: S'ka një akuzë të formuluar ndaj meje, dosja me të dhëna të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In