Një 45-vjeçare me inicialet A.T., banuese në fshatin Zhejë në Kurbin, u procedua në gjendje të lirë nga policia.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi ndërsa po ndizte zjarr në tokën e saj, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishten në kodrën e fshatit.
Njoftimi i plotë
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.
Policia procedon penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishten në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.
g.kosovari