• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ndëshko, të ecësh përpara”… thotë latini

by Artur Ajazi
12/05/2022 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Izrealitët  kanë një proverb, “atë që se ndëshkon, gjithë jetën të mundon”. Partitë politike në Shqipëri, kanë 30 e ca vjet, që  shkojnë dhe vijnë në fushata elektorale me premtime të bujshme (jo më për drita dhe ujë) për “luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, luftë pa kompromis ndaj atyre që kanë vjedhur dhe pasuruar me para taksapaguesish”etj….Kryetarë partish kemi dëgjuar të thonë dhe përbetohen se “do të burgos klanin e Zemunit, do të arrestoj kryeministra dhe ministra”, kuptohet para se të marrin pushtetin. Por ka ndodhur gjithmonë e zakonshmja. Kush ka ardhur në pushtet, “ka harruar” premtimet e fushatës, “ka harruar” vjedhet e ministrave dhe kryeministrave paraardhës”, dhe ka mbyllur gjithçka me gjoja “beteja të tjera më të rëndësishme”.

Kjo ka ndodhur me Sali Berishën qysh nga 1992, kur arrestoi dhe dënoi për “shpërdorim kafesh” pothuajse gjithë byronë politike të PPSH. Kjo ndodhi sërish edhe kur Fatos Nano mori pushtetin në 1998 tek deklaronte se “do tu merren milionat atyre që krijuan dhe toleruan piramidat dhe do t’ju kthehen qytetarëve”. Asgjë nuk ndodhi. Asnjë nuk u arrestua dhe nuk u dënua, veç ndonjë kapterri, që hiqej si pronari i tyre në terren. Me këtë moto dhe premtim erdhi sërish Berisha në  pushtet në 2005. Të gjithë e mbajmë mënd Parlamentin e atyre viteve, kur “lideri historik” akuzonte Nanon, Dukën, Angjelin, Malajn, e gjithë ish-ministrat e atij kabineti qeveritar, se “jam betue para shqiptarëve se, do t’ju nxjerr ujin e zi sapo të marr pushtetin”.

Dhe erdhi në pushtet, por asgjë nuk bëri. Dukej sikur ishte krijuar aleanca e pushtetarëve. Dhe ishte e vërtetë. Por ç’ndodhi më pas. Partia Socialiste  në fakt, e kreu me sukses misionin e saj sa ishte në opozitë. Bëri një betejë të madhe me qeverisjen më të korruptuar të vendit, me ish-kryeministrin dhe ish-ministrat e tij, që sot edhe pse janë të pavotuar nga shqiptarët, kërkojnë sërish pushtetin. Edi Rama, nuk mund të bëhej prokuror dhe gjyqtar, as polic dhe hetues, por duhej ti kishte mëshuar më shumë  edhe plotësimit të premtimeve, lidhur me denoncimin, kallëzimin dhe penalizimin e ish-qeveritarëve (sot milionerë) të Partisë Demokratike.

Ata sot janë të lirë si ajri, ata sot gëzojnë pronat dhe milionat e siguruara nga pushteti 8 vjeçar 2005-2013, ata sot luajnë mbi pasuri të paligjshme, dhe tallen me shqiptarët në selinë e partisë apo Parlament. Si mund të ndodhë kjo, si mund të lihen në “harresë” bëmat, vjedhja dhe shkatërrimi  vendit dhe jetës së shqiptarëve, nga një lukuni qeveritare, siç ishte ajo e Partisë Demokratike nga 2005 deri 2013, dhe të heshtet ?  Memorja e shqiptarëve, është më e fortë se ndikimi i çdo premtimi elektoral.

Ata që bënë masakër me pronat, me pasuritë, me detin, lumenjtë dhe liqenet e vendit, ata që bënë kuksianin pronar tokash në Vlorë dhe Sarandë, apo ata që tjetërsuan trojet e ish-pronarëve me emra të rremë, ata që vranë në Gërdec dhe bulevard njerëz të pafajshëm  duke përdorur pushtetin dhe kërbaçin, nuk mund ti shpëtojnë  përjetësisht ndëshkimit ligjor. “Ndëshko të ecësh përpara”, thotë latini, (ama ndëshkim me ligj, jo  me demagogji) ndryshe ndodh ashtu siç ka ndodhur, dhe po vazhdon të ndodhë  tek ne. Humbja e besimit, mbetet më e fuqishme se humbja e pushtetit në politikë, askush të mos e harrojë.

Next Post
I moshuari pëson parainfarkt në bregdetin e Vlorës/ I vjen në ndihmë Dritan Leli

I moshuari pëson parainfarkt në bregdetin e Vlorës/ I vjen në ndihmë Dritan Leli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com