• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndëshkimi i rëndë që SPAK po i bën shtypit shqiptar

by Mero Baze
26/10/2024 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Po të jesh i huaj në Tiranë si në një vend që nuk e njeh, dhe të shikosh në mbrëmje debatet televizive, konstaton se 90 për qind e të ftuarve, akuzojnë drejtësinë si të korruptuar dhe politike, dhe marrin në mbrojtje personazhe të larta të korrupsionit zyrtar që edhe pa drejtësinë në shoqërinë shqiptare perceptoheshin si të tillë.

Nëse nuk e njeh realitetin shqiptar dhe nuk ke një guidë që të ta sqaroj atë, t’i vërtet mendon se këtu një tufë prokurorësh dhe gjykatësish po marrin pushtetin dhe po fusin në burg gjithë elitën politike të vendit, por më shumë nga opozita sipas analistëve të debateve.

Por nëse del të nesërmen në rrugë apo shikon reagimet e opinionit publik në komentet e këtyre komentuesve, e shikon se 90 për qind e shqiptarëve janë me drejtësinë dhe SPAK kundër avokatëve të viktimave të drejtësisë.

Dhe ky është një dënim i pashpirt dhe i pashqiptuar i drejtësisë për shtypin shqiptar.
Sot SPAK nuk po dënon vetëm politikën, por në mënyrë të tërthorte po ndëshkon shtypin shqiptar ose më mirë të themi “influencerët’ politik të shtypit shqiptar të cilëve po i ikin aktorët që i kanë mbajtur gjallë në skenë.

Nuk është e vërtetë që shumica e kolegëve të mij janë të shqetësuar për fatin e Berishës Metës Ramës apo ministrave të tij që po shkojnë në burg. As kanë pik keqardhje për ta, pavarësisht se vajtojnë publikisht pa ju dridhur zëri.
Me thënë të drejtën nga ana njerëzore më vjen keq për shumicën prej tyre që i kam njohur pavarësisht me s epo përballen.

Shtypi shqiptar po vuan rënien e garantëve të tij, dhe mbi të gjitha rënien e rëndësisë së tij.

E para është se me eleminimin nga skena politike të figurave më të korruptuara të trancizionit, shtypi shqiptar po humbet sponsorët e fshehte të tij, ata që kanë krijuar autoritetin fals të shtypit shqiptar në vendimmarrjen politike dhe pushtetin në Shqipëri.
Fal kësaj rëndësie fals, shtypi shqiptar është kthyer në trafikantin më të madh të influencës në vend dhe gëzon përfitime të pamerituara për një rëndësi që realisht nuk e ka.

Dhe faktet po tregojnë se shtypi ka qenë një mekanizëm për të krijuar iluzione politike mes aktorëve kryesor apo një mjet për të përçuar mesazhe gjysmë mafioze njëri tjetrit por jo një instrument për të ndikuar në opinion publik.

Ja ku i ke gjithë aktorët e shtypit pro Ilir Metës dhe Sali Berishës dhe popullin kundër shtypit dhe kundër tyre. Ky është dënimi i parë që drejtësia e re po i jep shtypit shqiptar.

Arsyeja e dytë pse gjithë njerëzit me influencë në shtypin shqiptar janë rreshtuar pro Berishës dhe Metës larg qoftë nesër dhe pro Fatmir Mediut, nuk është se u dhimbsen ata në burg, por se u ikën mekanizmi i presionit kundër qeverisë duke ju humbur rëndësia.

Shumica e tyre kanë më mik Edi Ramën se Berishën e Metën, por u duhet Berisha dhe Meta për t’i thënë Edi Ramës, që po nuk na plotëson kërkesat ne, kemi këta të tjerët. Më shumë se rënia e opozitës ata i shqetëson rënie e aktorëve opozitar që ata kishin në dorë kudnër qeverisë, pasi krijonin idenë e rëndësisë së tyre. Se opozita vetëm mund të rritet dhe forcohet më ikjen e këtyre personazheve, por rëndësia e shtypit të lidhur me ta, natyrisht bie.

Dhe së fundmi ky shtyp që është sot në Shqipëri, duke qenë shtyp piramidal, I pa vetfinancueshëm dhe i lidhur me privilegje nga politika, shikon tek rënia e ekuilibrave politikë dhe dalja e aktorëve të rinj polik rrezikun e mospërfilljes së rëndësisë së tyre dhe si pasoj mungesën e financimit të tyre.

Shtypi shqiptar është bërë aq i madh, aq i shtrenjte dhe aq i shkëputur nga tregu, sa i duhet doemos ky moçal politik që të mbijetoj.
SPAKU po e ndëshkon rënd atë jo vetëm se po ja heq këto garanci, por dhe se po e kundërvë atë me opinionin publik.

Duhet të jetë rasti i vetëm në botë, që në një moment të tillë, shtypi shqiptar është kundër drejtësisë e cila ka 90 për qind mbështetje në opinion publik.

Pra shtypi shqiptar sot përjeton ditët e kundërmisonit të shtypit, por nuk përfaqëson më interesin publik, por opozitën e opinionit publik.

Dhe ky është një nga ndëshkimet më të rënda që SPAK dhe drejtësia e re po I japin shtypit shqiptar pa i shqiptuar ndonjë akuzë, pa dënuar me burg asnjë prej tyre, por duke ja hedhur aktorët e shtypit, si mish për qen opinionit publik. Ti shqyejnë.

Next Post
Izraeli sulmon me raketa Iranin

Izraeli sulmon me raketa Iranin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Z Mero Baze,je nji burre i zgjuar,meriton rrespekt ne vecanti,per kyt shkrim brilande,qe ke pasqyruar te vertetat,per boset e krimit ne shtypin shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

Luarasi denoncon protestën me fyerje: Vajzat më kishin zënë pritë, poshtërimi nuk është aktivizëm

September 8, 2026
Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com