Autoritetet në Katar kanë marrë masa për ndeshjen Zvicër-Serbi, duke ndaluar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në stadiumin “974”, ku dhe do të luhet kjo sfidë në orën 20:00.
Të gjithë tifozët që kanë shkuar me sinbolet e dy vendeve janë kthyer mbrapsht dhe u janë marrë nga punonjësit e sigurisë.
Ndër të tjera, ata tifozë të cilët kanë pasur veshur fanelat kuqezi, i kanë kthyer mbrapsht nga pjesa e brendshme. Hyrjet e tifozëve po ashtu po bëhen në distancë për të shmangur konfliktet.
Zvicra renditet e dyta në grupin G me 3 pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm 1 pikë./m.j