• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shantazhi i Berishës ndaj ambasadorëve, gënjeshtra e radhës para zgjedhjeve

by Mero Baze
02/12/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, Yuri Kim dhe Alistair King-Smith, u bënë sot sërish objekt sulmi nga Sali Berisha, për të justifikuar shpalljen e tij “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, para zgjedhjeve.

Ndryshe nga herët e tjera, pas më shumë se një viti e gjysmë i shpallur “non grata nga SHBA dhe rreth 8 muaj nga Britania e Madhe, Berishës i kanë skaduar “argumentat”e përdorura, fillimisht për të gënjyer demokratët.

E para dhe më e famshmja e tij ishte “hedhja” në gjyq e sekretarit Blinken në Francë. Për muaj të tërë, ndërsa mbante “Foltoret” e tij, ai lajmëronte duke prodhuar lajme se “letra u nis”, “letra mbërriti”, “letra u hap”, “letra u mbyll”, “letra u fut në dosje”, “dosja u fut në sirtar”, “sirtari do hapet nga gjykatësi” etj. Madje kishte intelektualë të PD që e quanin këtë një gjetje gjeniale.

Tani pas një viti e gjysmë, të gjithë “demokratët zemërthyer” e kuptojnë se Doktori i gënjeu, se i duheshin për luftë kundër SHBA.

Më pas gjeti një armik më të dobishëm, siç ishte Lulzim Basha, dhe e kaloi gjithë mllefin e SHBA tek ai, duke e shpallur atë agjent të SHBA dhe Edi Ramës, të cilët të dy së bashku kishin shpifur për Berishën në Uashington.

Kur i ra bomba e dytë e Britanisë së Madhe, e cila dhe ja ka dokumentuar shoqëritë e tij me kriminelë në kërkim në Londër, që i përdor për dhunë politike për të marrë PD me forcë, apo lidhjet e tij dhe vajzës së tij me serbo- boshanjakun Damir Fazlliç, u përpoq t’ia hidhte fajin ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, i cili kishte vetëm disa muaj që kishte ardhur në Tiranë kur ky u shpall “non grata”.

Pasi të gjithë këto nuk i pinë ujë, tani ka hyrë në një fazë të re, duke i shantazhuar dy ambasadorët, si të blerë me “valixhe me miliona euro” nga qeveria e korruptuar e Tiranës, për të cilat ka fakte që do t’i bëjë të ditura në një kohë tjetër.

Mjafton kjo fyerje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, që ky njeri të jetë dhjetë breza pas në listën e tyre të zezë. Ti thuash SHBA dhe Britanisë që ambasadorët e tu i blen qeveria e një vendi si Shqipëria, është t’i poshtërosh ato si shtete bastarde, të korruptuara dhe të padinjitetshme.

Unë e kuptoj që dy ambasadorët kanë një kod etik dhe një kornizë diplomatike që nuk i lejon shteti i tyre të replikojnë me persona “non grata”, të dizajnuar si të korruptuar dhe minues të demokracisë.

Por shteti shqiptar e ka për detyrë të ruajë dinjitetin tij kur dëgjon publikisht se “qeveria e koruptuar blen ambasadorë me valixhe me miliona euro”.

Deklaratën e kanë me zë dhe figurë nga Sali Berisha. Mund të nisin menjëherë hetim për këtë “skandal” dhe të thërrasin Sali Berishën, t’i bastisin zyrën dhe shtëpinë, të gjejnë ku i ka faktet dhe të burgosin Edi Ramën dhe gjithë sërën e tij që ka korruptuar këta ambasadorë me miliona euro. Ose në mungesë të fakteve, Sali Berishën.

Kjo është e vetmja mënyrë që të ruhet dinjiteti i shtetit shqiptar, ose t’i shkojë aty ku ka vendin një fundërrinë anti-perëndimore në Tiranë.

Çfarë faktesh pret Prokuroria që të thërrasë Sali Berishën, ose si denoncues, ose si shantazhues ndaj diplomatëve perëndimorë në Tiranë?

Ai thotë kam fakte, madje deri dhe për skandale seksuale të tyre. Ta thërrasë, ta bastisë, t’i sekuestrojë çdo kompjuter dhe telefon dhe të nxjerrë faktet, ose ta fusë aty ku e ka vendin.

Dinjiteti i shteteve të mëdha mike të Shqipërisë, nuk mund të nëpërkëmbet në Tiranë nga një person i dizajnuar si hajdut familjarisht, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë.

Ja ku po e shantazhon drejtësinë publikisht. Dhe nëse nuk kanë fakte të vjetra, kanë deklaratën e sotme. Thjesht duhet t’i shkojnë më 12 të natës në shtëpi dhe zyrë dhe t’i marrin gjithçka, bashkë me të, dhe të zbulojnë të vërtetën e shantazhimit të tij, e cila i duhet sa të kalojë hallin e radhës që ka me mungesën e kontrollit mbi PD.

I duhet që t’i mashtrojë sërisht demokratët sa të eliminojë celulën anti-Berishë në opozitë, që mbron në fakt dinjitetin e Perëndimit, jo vetëm në PD, por dhe në Shqipëri.

Dhe drejtësia jonë fatkeqësisht po bëhet palë me Sali Berishën, me mosveprimin e saj. Njësoj si policia që e këshillon që duhet të respektojmë miqtë evropianë. A thua se nuk e di Sali Berisha kush janë ata që po vijnë dhe duhet t’ia tregojë policia, që i lutet t’i tregojë se ku do ta bëjë rrëmujën. Akoma më qesharakë se këta të drejtësisë.

Next Post
Rregull i ri/ Kushi tregon kushtin që duhet të plotësojnë studentët që duan mjekësinë e përgjithshme

A do jenë pushim shkollat e Tiranës në datën 6 dhjetor? Përgjigjet ministrja Kushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com