• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ndeshja, Tirana bllokohet një ditë para; kombëtaren serbe e ruajnë 350 policë

by
02/10/2015 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndeshja, Tirana bllokohet një ditë para; kombëtaren serbe e ruajnë 350 policë

Mes masave të forta të sigurisë, përfaqësuesja serbe do të mbërrijë në Shqipëri pasditen e së enjtes, më 7 Tetor. Pas planeve të bashkërenduara ndërmjet agjencive policore dhe shtetërore shqiptare dhe palës serbe, zbardhet itenerari i rivalëve të radhës të Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2016.

Udhëtimi nga Beogradi i delegacionit serb, i përbërë nga futbollistët, stafi teknik, zyrtarët e federatës dhe gazetarët do mbërrijë në Tiranë ditën përpara sfidës, rreth orës 18:00. Autostrada që lidh aeroportin Nënë Tereza me kryeqytetin do të jetë e gjitha e bllokuar, rruga e kontrolluar dhe autobusët që transportojnë serbët do të shoqërohen me eskortë në hotelin “Sheraton”.

Skuadra e drejtuar nga Radovan Curcic do të kalojë natën mes të enjtes dhe të premtes në Tiranë. Ekipi kundërshtar zgjodhi të qendrojë në hotel deri në momentet përpara sfidës së 8 Tetorit. Serbët do të drekojnë dhe do të pushojnë në Tiranë, ndërsa dy orë përpara ndeshjes do të paraqiten në Elbasan Arena.

Pikërisht udhëtimi nga Tirana drejt Elbasanit cilësohet edhe si pjesa më e rëndësishme e qendrimit në Shqipëri. Zv.presidenti i Federatës Serbe, Goran Milanovic, bëri të ditur se skuadra do të udhëtojë me autobusë dhe e shoqëruar nga 350 policë. Numri kaq i lart i efektivëve në dispozicion që do të blindojnë rrugën afro 50 kilometra lidhet me shqetësimin e serbëve se në disa segmente rruga kalon në zona rurale.

Next Post

Haxhinasto: Çmimet e taksive, sipas taksimetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com