• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndeshja Andorrë-Shqipëri/ Balla me tifozët kuqezi: Urojmë për një fitore sonte

by Os De
13/11/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa Kombëtarja shqiptare përgatitet për sfidën vendimtare ndaj Andorrës, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka publikuar një video nga Andorra, ku shihet i rrethuar nga tifozë shqiptarë që kanë shkuar në shtetin e vogël në Pirenej, për të mbështetur kuqezinjtë. 

Në video, Balla uron që sot Kombëtarja Shqiptare të marrë një fitore.  

“Përshëndetje të gjithëve nga Andorra. Jemi me çunat e Pukës, të Istogut dhe edhe një nga Librazhdi. Një fitore sonte… edhe një humbje Serbisë në Londër, se e kemi të ndërlidhur, apo jo?” 

Nga shitja e biletave duket se tifozët shqiptarë kanë “pushtuar” Andorrën e vogël me rreth 90 mijë banorë përpara sfidës së orës 20:45. 

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë janë shitur, ndërsa mijëra shqiptarë kanë blerë bileta edhe në sektorët e tifozëve vendas, duke e kthyer stadiumin “FAF” në një mini-Shqipëri. 

5 108 tifozë pritet të jenë në stadium mbrëmjen e sotme për të krijuar një atmosferë të zjarrtë në këtë ndeshje vendimtare për kuqezinjtë që aktualisht renditen të dytët në Grupin K me 11 pikë, një pikë më shumë se Serbia. 

Kombinimi që përmend Balla në video – fitore e Shqipërisë + humbje e Serbisë ndaj Anglisë në Londër – do ta dërgonte Kombëtaren drejtpërdrejt në fazën play-off për Botërorin 2026. 

Sfida e tanishme konsiderohet thelbësore jo vetëm për pikët, por për motivimin para duelit të madh me Anglinë në “Air Albania” më 16 nëntor. Sonte, Shqipëria kërkon 3 pikë të arta dhe një dhuratë nga Londra. Ndërsa nga Andorra, thirrja është e njëzëshme: “Forca Shqipëria!” 

 

Next Post
“Po punojmë për investime në fushën e energjisë!”/ Rama: Falë Melonit, shqiptarët marrin sot pensione për punën e bërë në Itali

Rama: Të paktën 7 anije do të ndërtohen nga kompania italo-shqiptare në Pashaliman! Do të furnizojmë..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In