Ndeshja , ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët: Tregohuni vigjilentë
Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e enjte kur
skuadra kombëtare shqiptare e futbollit do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje kualifikuese Euro
2016.
“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit.
Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta.
Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për
vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të ambasadës amerikane.