Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë arrestoi një shtetas dhe një u shpall në kërkim, pasi po ndërtonin pa leje, një objekt, afër lumit Zhullima në fshatin Mushqeta, Tiranë si dhe hodhën inerte që ndotën mjedisin dhe penguan rrjedhën e lumit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve në terren dhe punës hetimore për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë konstatuar në fshatin Mushqeta, afër lumit Zhullima, një objekt të ndërtuar pa leje dhe inerte të hedhura pranë lumit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., 52 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi K. G., 47 vjeç. Punohet për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.











